A Është e Dëmshme të Flesh me Flokë të Lagur – Cila është Këshilla më e Mirë

531 0

Kur vjen fundi i ditës e më në fund mblidhemi në shtëpi, idea e një banje apo dushi të ngrohtë është çlodhëse pa fund.

Ka njerëz që menjëherë pas dushit, preferojnë të shtrihen për të fjetur pavarësisht se i kanë flokët e lagur.

Ka shumë pretendime që një gjë e tillë është e dëmshme, por të vërtetat do t’i zbuloni në këtë artikull të AgroWeb.org.

A Është e Dëmshme Fjetja Me Flokë Të Lagur

Aspekti i parë negativ i fjetjes me flokë të lagur ka të bëjë me anën kozmetike.

Asnjë nuk mund ta parashikojë se si do ngjajnë flokët kur të zgjohemi në mëngjes.

Sipas ekspertëve, nëse flini me kokë të lagur, flokët do të marrin forma të çuditshme.

Të nesërmen me siguri do të detyroheni që t’i lagni ato sërish për t’i kthyer në formë.

Kjo është një kohë e çuar dëm që ndikon fort në rutinën e mëngjesit.

Sipas ekspertëve, fjetja me kokë të lagur nuk shkakton një problem të menjëhershëm në pjesën e rrënjes apo majave të flokut.

Megjithatë, një gjë e tillë shkakton një lloj dëmtimi të flokut, sepse kur janë të lagësht flokët janë të brishtë e këputen lehtë.

Si Të Minimizoni Dëmin Estetik të Flokëve

Nëse e keni të vështirë apo të pamundur t’i thani flokët përpara gjumit, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të parandaluar këputjen e fijeve.

Së pari, sigurohuni që mos t’i shtrëngoni fort e mos t’i mblidhni e shtrëngoni fort.

Lëshojini flokët ose mbajini të kapura lehtë.

Ju mund t’i mbështillni ato me një shall të mëndafshtë e të butë.

Këshilla e fundit, por jo nga rëndësia, është që të siguroheni që flokët t’i lyeni me vajrat e thatë, shkumën stiluese apo serumet për një stilim më të mirë.

Një gjë të tillë do të parandalojë jo vetëm dëmtim të flokut por do të ofrojë një paraqitje më të mirë të nesërmen në mëngjes./AgroWeb.org