Fibrat Kundër Diabetit Dhe Sëmundjeve Të Zemrës

1.2k 0

Nevoja i për të parandaluar sëmundjet kronike si diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare është gjithnjë prezente.

Ky është pikërisht edhe shqetësimi i fundit që Organizata Botërore e Shëndetin ngre në listën e sëmundjeve kronike.

Pas shumë studimeve dhe mbledhjesh të të dhënave për 40 vite me rradhë ekspertët kanë një përgjigje.

Dy nga sëmundjet më të përhapura dhe më të rrezikshme për shëndetin e njeriut duket se mund të paradalohen.

Në këtë shkrim AgroWeb.org ju tregon një nga zbulimet më të fundit të cilat hedhin dritë mbi një stil jetese të pasur me fibra për të parandaluar sëmundjet kronike.

Sa ndikojnë fibrat te shëndeti

Sëmundjet kronike janë zakonisht diabeti, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes apo edhe kanceri.

Sasitë e duhura të marrjes së fibrave dhe karbohidrateve mund të ndihmojnë trupin të parandalojë sëmundjet.

Gjithësesi vetëm disa lloje të caktuara karbohidratesh dhe disa lloje fibrash mund të jenë mrekullibërëse për shëndetin tuaj.

Sa gramë fibra ju duhen

Në një studim ku moren pjesë 4600 persona i shtrirë në te dhëna të mbledhura gjatë 40 viteve, tregon sasinë e saktë të fibrave që duhet të konsumoni.

Sipas ekspertëve të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, rreth 20-25 gramë fibra në ditë janë të domosdoshme për të parandaluar sëmundjet.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibër lidhet me 16-24% shance më të ulta nga prekja e sëmundjeve kronike.

Nën këtë vazhdë autorët e këtij studimi nga Universiteti i Zelandës së Re thonë se, sasia e marrjes së këtyre fibrave në një ditë mund të jetë dhe më e madhe.

Nëse konsumoni 29 gramë fibra në ditë përveçse do të parandaloni shumë sëmundje do të rrisni edhe cilësine e jetesës tuaj.

Gjithësesi konsumimi i shumë fibrave tek personat me mungesë hekuri apo magnezi mund të jetë i dëmshëm.

Përtej kësaj konsumimi i duhur i fibrave ul nivelin e keq të kolesterolit dhe ndihmon në uljen në peshë./AgroWeb.org