Gjërat Që Nuk Duhet Të Bëni Kurrë Kur Pini Uthull Molle

1.8k 0

Uthulla e mollës ka shumë vlera shëndetësore, megjithatë përthithja e tyre nga organizmi varet shumë nga mënyra e konsumit të uthullës.

Disa prej mënyrave të konsumit të uthullës së mollës mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Uthulla Duhet Tretur Në Ujë

Uthulla e mollës nuk duhet pirë kurrë pa u tretur në ujë, për shkak të aciditetit të lartë që shkakton dëme në ezofag dhe në stomak.

Mënyra e duhur për ta pirë uthullën është ta tresni në ujë, që të mbroni fytin dhe stomakun.

Edhe kur ta tresni në ujë, uthulla duhet pirë nëpërmjet një pipëz dhe më pas të prisni 30 minuta që të lani dhëmbët me furçë.

Mos e Pini Pas Buke

Nëse e keni zakon që të pini uthull molle pas buke, atëherë është koha që të ndryshoni rutinën tuaj.

Me kalimin e moshës, njerëzit pësojnë një pakësim të lëngjeve gastrike të cilat shpërbëjnë ushqimin në stomak.

Për rrjedhojë, uthulla duhet tretur në ujë dhe duhet pirë përpara vaktit në mënyrë që të përmirësojë tretjen dhe të shmangë fryrjet dhe problemet e tjera.

Nëse nuk e pini dot ashtu, hidhni uthull në sallatë dhe do të jetë më e lehtë.

Kujdes Me Sasitë

“Gjella me kripë e kripa me karar”, thotë populli dhe kjo shprehje vlen edhe në rastin e uthullës së mollës.

Nëse do të filloni një regjim ku përfshihet konsumi i uthullës, është mirë që ta nisni ngadalë që t’i jepni trupit kohë dhe mundësi të përshtatet me aciditetin.

Rregulli i artë është që nuk duhet të pini më shumë se dy lugë uthulle për çdo herë, në mënyrë që të mbroheni nga efektet anësore.

Mos Pini Uthull Para Gjumit

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mos pini uthull molle para gjumit.

Edhe nëse e tresni në ujë, ajo vazhdon të jetë e dëmshme për ezofagun, veçanërisht nëse qëndroni shtrirë.

Njerëzit duhet të qëndrojnë në këmbë për 30 minuta pas konsumit të uthullës së mollës që të mbrojnë ezofagun.

Mos Pini Uthull Nëse Keni Ulçerë Në Stomak

Uthulla e mollës ka aciditet të lartë dhe si e tillë është e dëmshme për njerëzit që kanë probleme me stomakun dhe veçanërisht ata që vuajnë nga ulçera.

Uthulla është irrituese për stomakun dhe mund ta përkeqësojë situatën./AgroWeb.org