Parkinsoni po Kthehet në Sëmundje të Shekullit – Arsyet e Rritjes dhe Ushqimet më të Mira

340 0

Ekspertët kanë shprehur shqetësim në lidhje me përmasat e frikshme të përhapjes së sëmundjes së Parkinsonit.

Kjo sëmundje ka të bëjë me një çrregullim të sistemit nervor dhe zakonisht prek moshën e tretë.

Pikënisja e kësaj sëmujndjeje është mosha 60-65 vjeç.

Ajo prek shumë pjesë të sistemit qendror nervor dhe simptomat e saj zhvillohen mjaft ngadalë.

Me kalimin e kohës, çdo lëvizje e thjeshtë e trupit bëhet më e vështirë dhe progresi i sëmundjes shoqërohet edhe me shfaqjen e sklerozës.

Mbi 100 vjet më parë, sëmundja e Parkinsonit ishte shumë e rrallë, por sot numri i njerëzve të diagnostikuar me të varion nga 7 në 10 milionë.

A Po Kthehet Parkinsoni Në Një Sëmundje Pandemike

Në bazë të shifrave ku bazohet AgroWeb.org, ekspertët parashikojnë se në vitin 2040, numri i të diagnostikuarve me Parkinson do të kapërcejë 12 milionë njerëz.

Deri më tani kjo sëmundje nuk ka qenë pandemike, që do të thotë se ajo nuk shpërndahej lehtë nga njeriu tek tjetri.

Por së fundmi, ritmet e përhapjes së sëmundjes kanë disa karakteristika të përbashkëta me një pandemi.

Ajo është tashmë e përhapur në çdo cep të globit dhe kjo besohet të ndodhë edhe falë faktorëve të ndryshëm ekonomikë.

Rreziku është në rritje

Duke qenë se sëmundja prek njerëzit në një moshë të caktuar, rritja e moshës mesatare të njeriut nënkupton një rritje të paevitueshme të prevalencës së Parkinsonit.

Industrializmi Global dhe Parkinsoni

Revolucioni industrial mund t’i ketë sjellë njerëzimit një sërë përfitimesh, por bashkë me to edhe pesticide dhe metale të rënda që kanë lidhje me sëmundjen e Parkinsonit.

Kjo sëmundje është ndoshta e vetmja e cila nuk zvogëlohet në shifra me përmirësimin e niveleve sociale dhe ekonomike në botë.

Medikamentet e Vjetëruara

Një nga terapitë ekzistuese kundër Parkinsonit është shpikur plot 50 vjet më parë dhe shoqërohet me efekte anësore psikologjike dhe fizike.

Mjekët po punojnë për medikamente të reja.

Ushqimet më të mira për të trajtuar Parkinsonin

Është shumë e rëndësishme që pacientët e Parkinsonit të ushqehen me fruta të freskëta organike, perime, produkte shtazore cilësore, drithëra të plotë dhe t’i nënshtrohen një regjimi ushqimor të pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes.

Heqja dorë nga ushqimet e përpunuara që mbajnë substanca sintentike, artificiale dhe kimikate është gjithashtu e rëndësishme.

Regjimi i pasur ushqimor kundër Parkinsonit: 

Ushqimet e pasura me fibër: Konstipacioni është një nga simptomat më të përhapura mes pacientëve që vuajnë nga Parkinsoni. Ushqimet e pasura me fibër dhe hidratimi ndihmojnë dhe përmirësojnë lëvizjen dhe funksionet normale të zorrëve.

Yndyrnat e shëndetshme: Këto yndyrna mbështesin shëndetin nervor dhe parandalojnë përkeqësimin dhe luhatjet e humorit. Peshqit e kapur në natyrë, avokado, arra e kokosit, gjalpi i pasterizuar, arrorët dhe farat, duhet të jenë pjesë e pandashme e këtij regjimi.

Vajrat me presim të ftohtë: Vaji i ullirit ofron vitaminën E e cila shërben si antioksidant. Ndërkohë që së bashku me vajin e arrës së kokosit duhet të përfshihen  në ushqime sepse luftojnë inflamacionin.

Ushqimet e pasura me Omega 3: Nivele të larta të acideve yndyrore rrisin nivelet e dopaninës dhe ulin inflamacionin. Konsumoni sa më shumë produkte deti të freskëta dhe jo të rezervatit, por edhe arrorë dhe fara.

Lëngje perimesh të freskëta: Ofrojnë vitamina dhe minerale. Lëngjet e freskëta janë hidratuese dhe luftojnë konstipacionin.

Proteinat vetëm në darkë: Nivelet e proteinës duhet të jenë të moderuara gjatë ditës. Në këtë mënyrë zbusin simptomat e Parkinsonit.

Çaji jeshil: Përmban polifenolë dhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Ai përmban edhe theaninë që rrit nivelet e dopaminës në tru. Pini tre filxhanë me çaj në ditë për të marrë sa më shumë përfitime. Shumë pacientë përfitojnë edhe duke eliminuar drithërat plotësisht./AgroWeb.org