Identifikohen Dy Shenja Të Reja Të Parkinsonit – Çfarë Tregojnë Studimet

697 0

Studimi në të cilin AgroWeb.org është bazuar, është i pari studim në Britaninë e Madhe, që shqyrton çrregullimin neurodegjenerativ në një popullatë të larmishme.

Studiuesit zbuluan se as përkatësia etnike dhe as statusi socio-ekonomik, nuk ishin të lidhura me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këtë studim, i cili ofron një vështrim më të thellë se si sëmundja prek njerëzit.

Shenjat e reja dhe faktorët e rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit

Qëllimi ishte të hetonte faktorët e rrezikut dhe simptomat e hershme, në një popullatë etnikisht të ndryshme.

Kjo pasi shumica e hulumtimeve rreth Parkinsonit janë bërë në popullata kryesisht të bardha dhe të pasura.

Për këtë, shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të mbi 1 milion njerëzve, midis viteve 1990 dhe 2018.

Ata zgjodhën Londrën Lindore, sepse ajo ofronte një popullsi shumë të larmishme, thuhet në studim.

Një nga gjetjet më “të dukshme”, ishte se epilepsia shoqërohej me një rrezik më të lartë të zhvillimit të Parkinsonit.

Dhe humbja e dëgjimit ishte një tjetër gjetje e re! Humbja e dëgjimit mund të shfaqej deri në pesë vjet para diagnozës së Parkinsonit.

Autorët e studimit pajtohen me mendimin se nevojiten më shumë kërkime rreth kësaj lidhje. Megjithatë, ata besojnë se këto simptoma janë pjesë e dëmtimit shqisor që Parkinsoni shkakton.

Dëmtimi mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, si përmes shikimit, dëgjimit apo edhe shqisave të nuhatjes.

Përveç shenjave të reja dhe faktorëve të rrezikut, studiuesit vunë re se kontraktimet e pavullnetshme të muskujve, shfaqeshin deri në 10 vjet përpara diagnozës së Parkinsonit.

Po ashtu problemet e kujtesës, simptomat më të shpeshta të Parkinsonit, mund të shfaqen deri në pesë vjet para diagnozës.

Sëmundja u shoqërua edhe me sëmundje të tjera, të tilla si presioni i lartë apo i ulët i gjakut, diabeti ose depresioni.

Sipas hulumtuesëve dhe pse Parkinsoni shihet si një çrregullim i trurit, ai prek një sistemesh në të gjithë trupin.

Ekspertët sqaruan se një simptomë ose faktor rreziku i lidhur me sëmundjen, nuk do të thotë se do të shkaktojë domosdoshmërisht Parkinson në të ardhmen.