Salmonelë tek Çokollatat – AKU Këshillon Konsumatorët të Mos i Konsumojnë

508 0

Një seri nga çokollatat Kinder janë kthyer në kufi për shkak të rasteve të raportuara me salmonelë.

AKU ditën e djeshme ka refuzuar ngarkesat me disa lloje çokollatash të cilat mendohet se janë prodhuar në Belgjikë.

Thirrja për tërheqje nga tregu të këtyre produkteve u bë të premten edhe nga Britania e Madhe, pasi u raportua për 67 infektime me salmonelë.  

Në një vlerësim të shpejtë të lëshuar nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore dhe Qëndra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se janë gjendur gjurmë salmonele në disa kampione të çokollatave Kinder.

Mostrat e marra nga ekspertët datojnë që në dhjetor të 2021 sipas të dhënave kanë dalë negative, ndaj prodhimi është shëprndarë në tregun e gjerë Europian.

Megjithatë më datë 8 prill autoritetet e sigurisë ushqimore në Belgjikë konstatuan se fabrika nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë e prdukteve të tyre.

Për këtë arsye autoritetet dhe kompania prodhuese po kërkojnë tërheqjen e tyre nga tregu.

“Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.” Thuhet në njoftimin zyrtar të AKU.

Cilat çokollata duhet të evitoni?

Ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës ndërsa po vijojnë monitorimet edhe në treg.

Në njofimin zyrtar AKU këshillon konsumatorët të mos kosnumojnë çokollata të markës Kinder edhe në rast se i kanë blerë.

Bëhet fjalë për llojet:

• KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)

• KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g

• KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g

• KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g

Simptomat e salmoneslës përfshijnë diarrenë, të vjellat, dhimbjet e stomakut, të përziera dhe temperaturë.

Nëse keni shenja të tilla të vazhdueshme drejtohuni tek një mjek specialist./AgroWeb.org