Ilaçe Që Ndikojnë Tek Shtimi Në Peshë – Kujdesi Që Ju Duhet

803 0

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor.

Megjithatë, shumë syresh shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.

Ilaçet Kundër Tensionit të Lartë

Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën.

Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbahskët anësor.

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik.

Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.

Insulina

Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2.

Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë.

Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë.

Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Anti-alergjikët

Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si anti-histamina shtojnë më shumë kilogramë.

Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin.

Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme.

Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afat-gjatë.

Steroidët

Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin.

Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, azmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në pepshë.

Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët Oralë

Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progesterone.

Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato picante.

Kontraceptivët rrisiin oreksin por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Anti-depresantët.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti.

Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen.

Sidoqoftë efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut./AgroWeb.org