Ilaçi I Ri Për Alzheimerin Që Është Aprovuar Së Fundmi – Çfarë Duhet Të Dini Rreth Tij

383 0

Sëmundja e Alzheimerit shfaqet me humbjen e kujtesës dhe prek miliona njerëz në të gjithë botën.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vite që nga zbulimi i kësaj sëmundjeje, shkencëtarët ende vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një kure.

Së fundmi shkencëtarët besojnë të kenë zbuluar kurën për sëmundjen e Alzheimerit.

Ky është një lajm i shumëpritur për më shumë se 30 milion njerëz në të gjithë botën që vuajnë nga kjo sëmundje.

AgroWeb.org duke u bazuar në të dhënat e mbledhura, ju njeh më tepër rreth këtij ilaçi të ri.

Si funksionon ilaçi?

Aducanumab (emri i markës Aduhelm) është një antitrup monoklonal i krijuar në laborator për t’u ngjitur në molekulën amiloide që formon disa pllaka në trurin e pacientëve me Alzheimer.

Shumica e studiuesve besojnë se pllakat që formohen në trurin e njerëzve, dëmtojnë qelizat e trurit, duke i vrarë ato.

Sapo aducanumab të ngjitet në pllakë, sistemi imunitar i trupit tuaj do të mendojë se është një trup i huaj dhe do ta luftojë.

Shkencëtarët shpresojnë që sapo pllakat të lagohen, qelizat e trurit do të ndalojnë së shkatërruari.

Kështu që rrjedhimisht të menduarit, funksionet njohëse dhe sjellja do të ndalojnë së përkeqsuari.

Cilët persona mund ta përdorin Aducanumab?

Bazuar në provat klinike, ilaçi mund të përdoret tek individët  që ndodhen në fazën fillestare të Alzheimerit.

Individët që fillojnë kurën në këtë faze, mund të jenë në gjendje të funksionojnë normalisht, ose mund të kërkojnë pak ndihmë me aktivitete më të komplikuara.

Ndërsa për individët në faza më të avancuara të sëmundjes, ky ilaç nuk duket shumë shpresë dhënës.

Si merret ilaçi dhe a është i sigurt?

Për të marrë ilaçin, ju duhet një infuzion intravenoz çdo katër javë.

Tridhjetë përqind e atyre që morën ilaçin kishin një ënjtje të kthyeshme të trurit dhe më shumë se 10% kishin gjakderdhje të vogla në tru.

Këto efekte anësore duhet të monitorohen nga afër nga një ekip ekspert i neurologjisë dhe radiologjisë, cili të dijë kur të ndërpresë ose ndalojë ilaçin.

A funksionon ilaçi?

Ekspertët kryen dy prova të mëdha klinike për të vlerësuar efektivitetin, efektet anësore, sigurinë dhe mënyrën se si mund të përdoret ilaçi.

Një nga studimet ishte pozitiv, që do të thotë se ilaçi funksionoi për të ngadalësuar degradimin e funksioneve të trurit.

Studimi tjetër ishte negativ, dhe do të thotë që nuk është e sigurt nëse ilaçi funksionon apo jo.

Prandaj për të marrë këtë ilaç ju duhet ta diskutoni këtë vendim me mjekun tuaj.

Megjithë atë duhet të dini se edhe ilaçet e tjera të aprovuara tashmë, mund të jenë të dobishëm.

Gjithashtu edhe stili juaj i jetesës është një tjetër faktor që ndikon në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Ushtrimiet aerobike, regjimi ushqimor i balancuar, reduktimi i stresit dhe lojërat që forcojnë memorien, janë ato çfarë mjekët rekomandojnë ghithmonë./AgroWeb.org