Informacione Të Vyera Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Sëmundjet e Mushkërive

365 0

Ekspertët paralajmërojnë se frenimi i përhapjes së COVID-19 është e gjitha në varësi të njeriut.

Njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19 por edhe virozat e stinës janë:

  • Ata mbi 70 vjeç
  • Ata që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive
  • Gratë shtatzëna
  • Njerëzit me imunitet të dobët.

Sëmundjet më të përhapura të mushkërive janë:

  • Azma
  • Sëmundjet kronike pulmonare
  • Emfisema
  • Bronshiti

Këto kategori duhet medoemos që të:

  • Lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë të rrjedhshëm
  • Shmangin kontaktet me të tjerët dhe të vetë-izolohen

Masat e Higjenës Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Mushkëritë

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se larja e duarve është masa e parë dhe shumë e rëndësishme e mbrojtjes.

Duart duhen larë shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda.

Më pas, ato duhen disinfektuar me një solucion me përmbajtje të lartë alkoli.

Gjatë kollitjes fytyra duhet mbuluar me shami.

Gjatë tështimës, pjesa e gojës dhe hundës duhet mbuluar me bërryl.

Pas çdo kolle dhe tështime, duart duhen larë.

Hapësirat publike duhen shmangur sa më shumë që të jetë e mundur

Njerëzit që pijnë duhan dhe vuajnë nga mushkëritë, duhet ta lënë atë patjetër.

Kjo për faktin se duhanpirësit janë pesë herë më të rrezikuar që të preken nga viruset dhe dy herë më të rrezikuar nga pneumonia.

Simptomat Paralajmëruese të COVID-19 janë:

  • Temperatura e lartë
  • Kollë e re dhe e vazhdueshme.

Shumë ekspertë këshillojnë që njerëzit me probleme të mushkërive nuk mbajnë dot maskë sepse ajo pengon frymëmarrjen.

Një gjë e tillë, nxjerr sërish në pah, nevojën dhe domosdoshmërinë që njerëzit që vuajnë nga mushkëritë të izolohen dhe të kujdesen për veten në kushtet e shtëpisë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ata duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave, të ushqehen shëndetshëm, të kryejnë aktivitet fizik dhe të mos abuzojnë me alkolin./AgroWeb.org