Intoleranca Ndaj Ushqimeve Të Skuqura Me Shumë Yndyrë

654 0

Intoleranca ushqimore ndodh kur trupi juaj nuk është në gjendje të tresë siç duhet ushqimin.

Simptomat përfshijnë: Dhimbje stomaku, fryrje, të përziera, urth, diarre dhe dhimbje koke.

Ashpërsia e simptomave mund të ndryshojë. Në disa raste, individët mund të jenë në gjendje të hanë pjesë të vogla të ushqimit ndaj të cilit kanë intolerancë pa pasoja.

Por të tjerëve mund t’iu duhet ta heqin plotësisht ushqimin nga regjimi i tyre.

Intoleranca ushqimore në disa raste mund të shkaktojë edhe një reaksion alergjik.

Simptomat shpesh përfshijnë kruarje ose ënjtje të lëkurës, të vjella ose diarre.

Në raste ekstreme, mund të përjetoni vështirësi në frymëmarrje ose humbje të vetëdijes.

Kjo është një gjendje serioze, potencialisht fatale që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Dispepsia dhe ushqimet e yndyrshme

Dispepsia ose dhimbja e stomakut, mund të ndodhë kur keni intolerancë ndaj ushqimeve yndyrore. Simptomat mund të jenë ngopje, fryrje dhe të përziera.

Studiuesit spekulojnë se kjo mund të lidhet me hormonet e çliruara në traktin gastrointestinal ose sepse tretja është e ngadaltë.

Trupi e ka të vështirë të tresë ushqimet e skuqura me shumë yndyrë. Gjithashtu edhe ushqimet pikante, ato me përmbajtje të lartë fibrash ose ushqimet me aciditet të lartë.

Shkaqe të tjera përfshijnë alkoolin, mungesën e gjumit, marrjen e medikamenteve të caktuara, ulccerën, sindromën e zorrës së irrituar ose kancerin e stomakut.

Nëse zgjat më shumë se dy javë ose keni simptoma si jashtëqitje me gjak, të vjella, dhimbje gjoksi, djersë të ftohta, kontaktoni menjëherë mjekun.

Intoleranca ushqimore nga mos përthithja e yndyrnave

Mos përthithja e yndyrës ose e lëndëve të tjera ushqyese mund të jetë një tjetër shkak i intolerancës ndaj ushqimeve yndyrore. Kjo gjendje ndodh kur lëndët ushqyese nuk absorbohen siç duhet nga zorrët.

Meqenëse vitaminat A, D, E dhe K janë të tretshme në yndyrë, trupi nuk do i absorbon këto vitamina nëse nuk thith yndyrën nga ushqimi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kjo mund të shkaktohet edhe nga një infeksion parazitar, rritja e baktereve në zorrë etj

Ulja e lëvizshmërisë së stomakut

Gastropareza ose paraliza e stomakut, ndodh kur lëvizja normale e stomakut ndalon ose ngadalësohet.

Kjo gjendje karakterizohet nga simptoma të dispepsisë dhe mund të shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve me shumë yndyrë, me shumë fibra ose pijet e gazuara.

Disa shkaqe të zakonshme të gjendjes përfshijnë diabetin, hipotiroidizmin,çrregullimet e të ngrënit, gjendjet autoimmune, disa lloje të kancerit etj.