A Jeni Më Të Ndjeshëm Ndaj Alkoolit Me Kalimin E Moshës?

497 0

Procesi bazë me të cilin alkooli përthithet në organizëm nuk ndryshon me kalimin e viteve.

Por pas moshës 50-55 vjeçare, disa faktorë mund të ndryshojnë mënyrën se si përpunohet alkooli në trup. Këtë fakt e kanë verifikuar ekspertët amerikanë të shëndetit publik në bazë të studimeve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org.

Si përthithet alkooli nga organizmi?

Çfarë ndodh kur pini një birrë, gotë verë apo koktej? Alkooli që gëlltitni lëviz nga stomaku në zorrën tuaj të vogël pa u tretur.

Ai thithet përmes mureve të vogla të zorrëve, pastaj udhëton në mëlçinë tuaj. Mëlçia ka rolin më kryesor të përpunimit të alkoolit.  

Një seri enzimash e shndërron atë në kimikate, disa të padëmshme, e disa të dëmshme.

Këto kimikate lëvizin përmes qarkullimit tuaj në zemër, mushkëri, tru dhe organet e tjera. Njëkohësisht ato depozitohen edhe në muskujt e trupit tuaj.

Përveç rasteve kur ju pini shumë ose shumë shpejt, shumica e kimikateve përfundimisht shndërrohen në dioksid karboni dhe ujë të padëmshëm, të cilat eliminohen lehtë.

Si ndikon mosha në këtë proces? 

Pas moshës 50-55 vjeçare, qarkullimi juaj i gjakut fillon të ngadalësohet. Më pak gjak rrjedh përmes mëlçisë tuaj, kështu që procesi ngadalësohet dhe substancat më toksike mund të grumbullohen, thonë studimet.

Për shkak se ne humbim masë muskulare me kalimin e moshës, një përqendrim më i lartë i alkoolit mbetet në gjak.

Kështu që ju ndjeni më shumë efekte negative nga e njëjta sasi e alkoolit.

Nevoja për ilaçe për probleme të ndryshme shëndetësore shkakton shumë ndërveprime me alkoolin.

Alkooli konkurron me ilaçet për t’u përpunuar më shpejt nga mëlçia juaj – dhe fiton. Si rezultat, qetësuesit, të marrë për ankth ose pagjumësi, bëhen shumë më të fuqishme.

Medikamentet e presionit të gjakut nuk kontrollojnë hipertensionin dhe rreziqet e problemeve të tjera rriten.

Alkooli rrit efektin e holluesve të gjakut, duke rritur rrezikun e gjakderdhjes serioze. Alkooli gjithashtu rrit vështirësitë e gjumit që janë të zakonshme me kalimin e moshës.

Shumë njerëz përdorin alkoolin që të bien në gjumë, thotë ai, duke mos e kuptuar se ndërpret gjumin, e bën gjumin më pak të qetë dhe shkakton zgjim më të shpejtë.

Efektet toksike të alkoolit

Me kalimin e moshës, organizmit i duhet më shumë kohë të përpunojë dhe neutralizojë alkoolin. Pra pirja e tepruar e mban alkoolin në gjak më gjatë.

Kjo lejon një kimikat toksik, i quajtur acetat, që fillon të grumbullohet në mëlçi. Me kalimin e kohës, acetati dëmton indet tuaja të mëlçisë, duke shkaktuar kështu cirrozë./AgroWeb.org

Burimet shkencore të informacionit i gjeni në këtë link

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.