Vitamina D – Çelësi që Ndihmon Kundër Sklerozës së Shumëfishtë

1.9k 0

Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajtja e niveleve të vitaminës D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.

I njëjti rekomandim vjen edhe nga një studim tjetër nga Universiteti Mjekësor i Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas këtyre studimeve, vitamina D luan një rol të jashtëzakonshëm mbrojtës për trurin.

Të dhëna të tjera shtesë nga Universiteti I Mastrihtit në Hollandë sugjeron se njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë duhet të konsumojnë vitaminë D.

Sipas tyre, vitamina D arrin të pakësojë frekuencën dhe ashpërsinë e simptomave të sëmundjes.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Njeriu Preket Ng Skleroza E Shumëfishtë.

Kur një njeri preket nga skleroza e shumëfishtë, sistemi imunitar hidhet në sulm.

Shënjestra e këtij sulmi është shtresa mbrojtëse e qelizave nervore.

Mungesa e kësaj shtrese të njohur si mielina i dëmton ndjeshëm nervat.

Ky dëmtim nervor ndikon në tru, shtyllën kurrizore dhe nervat optikë të syve.

Njeriu përballet me probleme me shikimin, ekuilibrin, kontrollin e muskujve dhe funksione të tjera bazë.

Përse Duhet Vitamina D.  

Së pari, vitamina D ka një rol shumë pozitiv në sistemin imunitar.

Drita e diellit është burimi më efikas i organizmit për të marrë vitaminë D.

Kjo shpjegon shumë përse skleroza e shumëfishtë vërehet tek komunitetet që jetojnë në vende larg ekuatorit.

Të dhënat shkencore konfirmojnë se të rriturit nga mosha 19 deri në 70 vjeç kanë nevojë për 600 njësi të vitaminës D në ditë.

Pas moshës 71 vjeçare, doza e vitaminës D duhet të rritet në mbi 800 njësi.

Nëse jeni  të diagnostikuar me mungesë të vitaminës D, atëherë duhet të siguroheni që do të merrni deri në 50,000 njësi të vitaminës në javë për deri 3 muaj.

Ekspertët paralajmërojnë kujdes në lidhje me doza të larta të vitaminës D që mund të shkaktojë toksicitet në organizëm.

Nëse e teproni me vitaminën D do të vuani nga marramendjet, të përzierat dhe konstipacioni.

Simptoma të tjera përfshijnë mungesën e oreksit, plogështinë dhe rënie në peshë.

Për më tepër, ky toksicitet rrit nivelet e kalçiumit në organizëm.

Një gjë e tillë çon më pas në shfaqjen e gurëve në veshka./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.