Kivi Bebe, i Shkëlqyer në Vlera

1.9k 0

Dashamirësit e kivit ia dinë vlerat freskisë që lëngu i këtij fruti sjell në ditët e nxehta të verës. Megjithatë, kur koha nuk mjafton dhe dëshira është shumë e madhe, pjesa më e mërzitshme e të ngrënit të kivit është heqja e lëkurës.

Për përtacët ka një zgjidhje. Bëhet fjalë për kivin bebe, një frut i vogël në përmasat e rrushit kokërrmadh ose kivi në miniaturë.

Pjesa më e mirë e këtij varieteti të ri është se ky frut i vogël është i pasur me vitamina, antioksidantë, vitaminë C, vitaminë K, vitaminë E dhe kalium.

Në shumë raste, fruti përmban më shumë polifenolë dhe mikroushqyes se portokalli ose qitro, duke bërë një aleat i fortë në parandalimin e sëmundjeve degjeneruese. Ky frut nuk kërkon shumë mirëmbajtje.

Është i ëmbël, plot lëng dhe i shëndetshëm. Lëkura e kivit bebe përkundrejt kivit me përmasa të zakonshme është e lëmuar dhe pa pushin karakteristik. Ky është një lajm i mirë duke patur në konsideratë faktin që fëmijët nuk mund t’i bindni shumë lehtë për t’i ngrënë frutat me gjithë lëkurë.

Kivi bebe që hahet në një kafshatë të vetme ka përmasat e një luleshtrydheje. Ai mund të konsumohet me gjithë lëkurë dhe ekspertët janë të mendimit që ky varietet është më inkurajues për fëmijët dhe shëndetin e tyre.

Bima- shkurre e kivit bebe është kacavjerrëse, e fortë dhe energjike që arrin në një lartësi deri në 6 metra lartësi. Lulet janë të rrumbullakëta, plot aromë, me ngjyrë të bardhë dhe me një diametër deri në 2 cm.

Gjethet janë të lëmuara, të gjëra, të gjelbra dhe gjatoshe. Bima çel lule në muajin Maj ndërkohë që përmasat e frutit variojnë nga 1.5 në 3 centimetra. Frutat kanë një ngjyrë të gjelbër me nuancë të verdhë, ose me nuanca vjollcë dhe të kuqe. Tuli është jeshil i ndezur me shumë fara imcake të zeza.

Vlerat shëndetsore të kivit bebe

Në një sasi prej 125 gramësh të kivit bebe gjenden 22 gramë karbohidrate, 4 gramë fibër dietike, 360 mg kalium, 1.5 gramë proteinë, 0.7 gramë yndyrna dhe 7 mg sodium.

Kivi kokërrvogël është i mbushur me një sërë ushqyesish dhe konsiderohet si një variant tepër i shëndetshëm në larminë e frutave që na ofrohen çdo ditë.

Ky frut është i mbushur me antioksidantë që ndihmojnë në pakësimin e gjasave të shfaqjes së kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe plakjes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm vitamine C, fibre, kalciumi, dhe vitamine A.

Ndihmon në pastrimin e organizmit, shuarjen e shenjave të moshës dhe stresit.

Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe mban të hapura enët e gjakut.

Ruan shëndetin e lëkurës, kockave, dhëmbëve dhe syve

Ruan nivelin e sheqerit në gjak, qelizat e kuqe dhe shëndetin nervor.

Vitamina B tek kivi bebe parandalon kancerin, difektet në lindje dhe problemet me zemrën.

Përmban antioksidantë, lufton kancerin, alergjitë dhe inflamacionin.

Ul tensionin e lartë të gjakut dhe hipertensionin.

Është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, rritjen e fëmijëve, forcimin e imunitetit dhe zhvillimin e trurit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.