Komfrej – Përfitimet nga Barishtja Unike

1k 0

Barishtja komfrej ka qenë e pranishme në jetën e njerëzimit prej shekujsh. Vlerat e saj mjekësore u zbuluan fillimisht në Evropë. Kjo bimë mjekësore me emrin shkencor Symphytum çel lule, ngjyra e të cilave varion nga e bardha në vjollcë dhe e gjejmë në shumë nuanca. Së fundmi kjo bimë ka nisur të përdoret gjerësisht edhe në Shqipëri.

Përveç rolit mjekësor, bima kultivohet në Shqipëri edhe për vetë faktin se funksionon si fertilizues i mrekullueshëm për bimë të tjera. Në bujqësinë biologjike, komfrej ka gjetur përdorim të gjerë dhe ajo konsiderohet si gjeneza e plehrimit të qëndrueshëm e të pastër të tokës.

Përveç këtij funksioni, komfrej ka edhe fuqi mjekësore sidomos në uljen e dhimbjeve, largimin e inflamacionit, shërimit të lëkurës, fuqizimit të sistemit imunitar, forcimin e kockave, parandalimit të radikaleve të lira dhe përmirësimit të frymëmarrjes.

Shumë prej përbërësve organikë që gjenden tek komfrej janë në gjendje të ruajnë vlerat e tyre edhe nëse aplikohen në lëkurë nëpërmjet pomadave ose locioneve. Substancat më të pazakonta që gjenden tek komfrej janë allantoina, inulina, tanina, saponina dhe proteinat.

Vlerat shëndetësore të komfrej

Shëron plagët: Nëse lyeni lëkurën me komfrej, atëherë do të zgjidhni problemet me kruarjet dhe irritimet. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve dhe vitaminës C, i bën pomadat me komfrej ideale për të përshpejtuar shërimin e plagëve.

Zbut dhimbjet: Nëse jeni duke vuajtur nga dhimbjet kronike, ose nëse jeni duke u shëruar nga një ndërhyrje kirurgjikale, atëherë duhet të lyeni plagët me pomadë komfrej që t’i shëroni ato më shpejt.

Lufton inflamacionin: Përbërësit organikë si saponina apo tanina luftojnë inflamacionin. Sidomos nëse vuani nga artriti dhe infeksione të ndryshme nuk duhet të hezitoni të përdorni locionet me bazë komfrej që janë shumë të fuqishme dhe të kombinueshme me vajra dhe kremëra.

Ndihmon me rritjen e kockave: Një nga vlerat më të mëdha të komfrejit vihet re tek kockat. Komfrej ndihmon dhe përshpejton shërimin e kockave të thyera dhe lëndimeve të tjera. Komfrej është e pasur me kalcium, thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e kockave. Kombinimi unik i përbërësve organikë tek komfrej stimulon rritjen e mineraleve të kockave duke lehtësuar përthithjen e tyre nga organizmi.

Shëndeti respirator: Ndonëse komfrejin nuk mund ta konsumoni së brëndshmi, atë duhet ta aplikoni së jashtmi ose ta nuhasni në rastet kur vuani nga temperatura ose bllokimet në rrugët e frymëmarrjes. Do t’ju shkaktojë kollë dhe do t’ju ndihmojë të eliminoni bllokimet e të gjithë sistemit. Për qetësimin e kollës, merrni një grusht të bimëve të thara komfrej dhe hidhini në një enë me uji. Ziejini dhe pasi ta keni hequr enën nga zjarri, nuhasni avullin e saj duke mbuluar kokën me një peshqir. Do të ndjeni lirim të menjëhershëm të rrugëve respiratore.

Paralajmërim: Komfrej përmban një sasi të lartë alkaloidësh, që sipas disa profesionistëve mjekësorë e bëjnë atë të pakonsumueshëm dhe të përdorshëm vetëm për zona të kufizuara të jashtme të trupit.

Përgatitja e pomadës:

Merrni gjethe të freskëta dhe shtypini ato siç bëni me hudhrën. Grijini gjethet deri sa të nxjerrin lëng dhe të bëhen të qullëta dhe kremoze. Vendoseni pomadën në një napë të pastër dhe mbajeni në zonën e lënduar duke nisur nga 4 orë deri gjithë natën. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë dhe shërimi do të jetë i mrekullueshëm./AgroWeb.org