Kura Magjike Nuk Ekziston – Kujdes Me Mashtrimet Në Lidhje Me COVID-19

335 0

Që nga përhapja masive e virusit COVID-19 në mbarë globin, në rrjetet sociale janë vë re spekullime të ndryshme mbi disa ushqime apo suplementë që shërojnë apo na mbrojnë nga koronavirusi.

Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur këto rrjete sociale janë shfrytëzuar prej kohësh nga njerëz mashtrues që premtojnë kura magjike kundër shumë sëmundjeve përfshirë kancerin.

Një raport i Europol vuri re se shumë grupe kriminale po shfrytëzojnë situatën dhe ofrojnë online medikamente të falsifikuara me pretendimin se shërojnë COVID-19.

Në 90 vende të botës  Europol ka identifikuar 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente spray ose kremra kundër virusit COVID-19 të cilat jo vetëm që nuk kanë efekt por edhe nuk janë të këshilluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në javën e dytë të prillit, një mjek popullor nga Gjilani i Kosovës me inicialet K.A shpalli në Facebook kërkesën për vullnetarë për të provuar një ilacc të krijuar prej tij që ‘shëron’ nga COVID-19.

Për ta bërë më të besueshme, ky person kishte ndarë edhe të dhënat e recetës dhe një vendim të Ministrisë së Tregtisë që njihte patentën për një kurë bimore kundër bajameve që sipas tij ishte efikase kundër koronavirusit.

Mjeku u arrestua nga policia nën dyshimin për veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’

Mos Eksperimentoni Me Shëndetin

Së pari, dhe kjo është shumë e rëndësishme, duhet të dini që deri më tani nuk ka asnjë kurë për koronavirusin.

Pra, asnjë suplement, çaj bimor, zhardhok, lëng, zbardhues apo substancë tjetër nuk ju mbron nga Covid-19 apo e shëron atë.

Mos harroni që COVID-19 nuk është as si gripi, as si e ftohura dhe as si virozat e stinës.

Ka pretendime që rakia na mbron nga Koronavirusi, por ndonëse nuk është i vërtetë, akoma edhe sot dëgjon njerëz që e thonë me krenari se për sa kohë pinë raki, do të jenë si kokrra e mollës.

E njëjta gjë vlen edhe për suplementët, të cilët për fat të keq nuk bëjnë mrekulli kundër COVID-19.

Hudhra e Limonë

Sigurisht që hudhra ka veti anti-bakteriale por COVID-19 është krejt i ri. Duke lënë teoritë konspirative mënjanë, shkencëtarët po e studiojnë dhe akoma nuk kanë arritur të zbulojnë një vaksinë .

Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizon se as hudhra, as limoni, as qepa, asnjë ushqim, ccaj bimor apo suplement tjetër nuk ju mbron dhe nuk ju shëron nga COVID-19.

Pak ditë më parë, në Nigeri u përhap me vrull një video që sugjeronte se një kombinim mes qepës, hudhrës dhe limonëve e pastronte organizmin plotësisht nga COVID-19.

Një studim i kryer nga GALLUP zbuloi se 15% e popullatës në vend e besuan këtë vide por edhe faktin që hudhra me xhenxhefilin do mbronin shëndetin e tyre nga virusi i padukshëm./AgroWeb.org