Lambda – Çfarë Duhet Të Dini Rreth Variantit Më Të Ri Të Covid?

274 0

Duke qenë se viruset evoluojnë, SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, nuk bën përjashtim.

Pra, shfaqja e varianteve të reja nuk është befasi, dhe jo çdo mutacion i ri gjenetik paraqet si një kërcënim serioz.

Por kohët e fundit, po përflitet për përhapjen e një variant të ri që quhet Lambda, një variant i zbuluar për herë të parë në Peru në fund të vitit të kaluar.

Varianti, është përhapur me shpejtësi në disa pjesë të Amerikës së Jugut.

Çfarë dihet deri më tani për Lambndën?

Më 14 qershor, Organizata Botërore e Shëndetit dyshoi se ky mund të jetë më i rrezikshëm edhe se varianti original.

Përhapja e Lambdës dhe mutacionet e saj, të cilat ngjasojnë me variantet ekzistuese që janë shumë ngjitëse ose shqetësuese, do të thotë se duhet të studiohet.

Megjithëatë varianti ende nuk njihet plotësisht, dhe rreziku që paraqet nuk është i qartë.

“Unë mendoj se një pjesë e interesit bazohet vetëm në faktin se ekziston një variant i ri me një emër të ri,” tha Nathaniel Landau, një mikrobiolog në Universitetin e Nju Jorkut, i cili po studion variantet e reja të koronavirusit.

“Por nuk mendoj se ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar.”,shtoi Dr. Landau.

Asnjë dëshmi deri më tani nuk sugjeron që Lambda do të jetë më i rrezikshëm se Delta, varianti më i transmetueshëm që tani po dominon pjesën më të madhe të botës.

Pablo Tsukayama, një mikrobiolog në Universitetin Cayetano Heredia në Peru, i cili dokumentoi shfaqjen e Lambdës, u pajtua me këtë mendim.

Amerika Latine ka “kapacitet të kufizuar” për të kryer studime laboratorike të varianteve të reja, tha ai.

Kjo ka çuar në një hendek informacioni që nxit shqetësimet për Lambdën.

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, varianti lambda është gjetur në 81 % të mostrave të testuara për Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tashmë e ka cilësuar lambda -n si një ‘variant me interes të lartë studimor’ dhe po monitoron përhapjen e saj.

Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, ende nuk e kanë përcaktuar atë si një variant që duhet studiuar.

Lambda besohet se përhapet më shpejt se variantet ekzistuese dhe se efikasiteti i vaksinave është më i ulët për këtë variant.

Por përsëri, nevojiten më shumë studime në lidhje me efektin që varianti lambda ka në efikasitetin e vaksinave, veçanërisht tek vaksinat gjerësisht të disponueshme në Perëndim, të tilla si ato nga Pfizer-BioNTech, Moderna ose Oxford-AstraZeneca.

Në pikëpyetje mbi efektivitetin mbeten edhe vaksinat kineze, të cilat janë shpërndarë në Amerikën e Jugut, pasi rastet e lidhura me përhapjen e variantit lambda dhe nivelet e infeksionit janë rritur pavarësisht vaksinimeve./AgroWeb.org