Lëkura E Thatë Gjatë Dimrit – Zbuloni Ushqimet Që Ju Mbrojnë Nga I Ftohti

697 0

Kur temperaturat bien, lëkura është organi që preket menjëherë.

Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti.

Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar.

AgroWeb.org ju tregon disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.

Shega

Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit.

Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.

Patatet e ëmbla

Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti.

Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik.

Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.

Lakra

Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën.

Në bazë të të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C.

Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.

Vezët

Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese.

Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Ndërsa vitamina B5 kontribuon në prodhimin e keratinës, disa mikroqeliza që garantojnë mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.

Omega 3 dhe vitamina D favorizojnë një shkëlqim të lëkurës si dhe parandalimin e inflamacionit.

Agrumet

Portokallet, limonët e qitrot janë të pasur me vitamina C, që është një antioksidant i fuqishëm që garanton rini të lëkurës.

Ajo gjithashtu parandalon dhe eliminon njollat e errëta që krijohen si pasojë e dëmtimit nga dielli.

Arrorët

Të gjithë arrorët janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës.                                                                                                                                                                                                                                                         Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.

Farat e lulediellit

Niveli i lartë i vitaminës E që gjendet tek farat e lulediellit forcon lëkurën, duke i ruajtur elasticitetin e saj natyral.

Gjithashtu ajo ruan qelizat nga radikalët e lira që shkaktohen nga rrezet e dëmshme të diellit.

Për më tepër këto fara të vogla janë të pasura me omega 6, substancë që siguron regjenerimin e qelizave. /AgroWeb.org