Pirja e lëngut origjinal të pjeshkës është e lidhur me shumë përparësi dhe përfitime për shëndetin tuaj.
Pjeshkët dhe lëngu i tyre i përftuar në shtëpi janë burime të shkëlqyera të mikroelementeve.
Gjenden hekuri, zinku, magnezi, mangani, kalciumi, si dhe vitamina A, vitamina B1, vitamina B2, vitamina B9, vitamina C dhe vitamina E.
Pas grirjes së pjeshkave, rekomandohet të shtoni në të, disa lëngje të tjera.
Mund t’i shtoni lëng portokalli, karrote ose lëng molle pasi lëngu i freskët i pjeshkës nganjëherë mund të jetë shumë i trashë. Zbuloni nga AgroWeb.org përfitimet më të mira shëndetësore të lëngut të pjeshkës.
Lëngu puro i pjeshkës mund të përdoret për të luftuar problemet e ndryshme të tretjes.
Ky lëng është i pasur me substanca mirëbërëse alkaline që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të gastritit, dispepsisë, kapsllëkut, problemeve në stomak dhe fryrjeve.
Është një ilaç magjik natyror për të luftuar problemet e tretjes të shkaktuara nga dhimbjet e kokës, stresi, ankthi, dhe kushte të tjera të ngjashme.
Lëngu i pastër i pjeshkës mund të përdoret madje edhe për të eliminuar krimbat nga zorrët.
Lëngu puro i pjeshkëve ndihmon funksionimin e shkëlqyer të veshkave. Përfitimet përfshijnë vetitë e shkëlqyera diuretike dhe laksative në të mirë të organizmit.
Prandaj, ky produkt natyral mund të përdoret për tonifikimin dhe stimulimin e mirëfunksionimit të veshkave dhe fshikëzës.
Konsumi i rregullt i lëngut puro të pjeshkës lidhet me shanset më të ulëta të nefritit dhe sëmundjeve të tjera të shumta të veshkave dhe të mëlçisë.
Lëngu origjinal i pjeshkës ndihmon në thërrmimin dhe eliminimin e gurëve të veshkave dhe fshikëzës.
Pro Zemrës
Ky lëng përdoret për të mbështetur dhe përmirësuar ndjeshëm shëndetin e zemrës.
Para së gjithash, përmbajtja minerale e lëngut të pjeshkëve ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës dhe stimulimin e rrjedhjes së gjakut.
Si rezultat, kjo çon në përmirësimin e presionit të gjakut, nivele të ulëta të kolesterolit në gjak.
Po ashtu ndihmon për shanse më të ulëta të arteriosklerozës, infarktit të miokardit dhe sëmundjeve të tjera serioze kardiovaskulare.
Ky produkt natyral është një burim i madh hekuri, prandaj, përfitimet e lëngut të pjeshkës përfshijnë mbrojtjen nga anemia.
Lëngu i freskët i pjeshkës është një zgjidhje e shkëlqyer për humbjen e peshës. 100 ml të lëngut të këtij fruti jep vetëm 57 kalori, duke e bërë këtë pije shumë të mirë për humbjen e peshës.
Pjeshkët dhe lëngu i tyre i papërpunuar shpesh përfshihen në programe të shumta humbje peshe dhe plane diete.
Përfitimet shëndetësore të lëngut të pjeshkës përfshijnë rritjen e sistemit tonë të imunitetit.
Pjeshkët janë nga frutat më të pasura me fibër dhe që të ngopin më shpejt.
Ndaj për të përfituar sasi më të mëdha të këtij fruti mirëbërës për organizmin, duhet t’i shtrydhni në mikser dhe të pini disa gota nga ky lëng gjatë ditës. Organizmi do t’ju falenderojë./AgroWeb.org