Makthet e Natës – Si Ka Ndikuar Pandemia Në Ëndrrat Tona

473 0

Frika për shëndetin, humbja e normalitetit, pasiguria financiare janë kthyer në një makth të frikshëm për një botë të tërë.

Sikur të mos mjaftonte faktin që armiku ka një emër por është i padukshëm, COVID-19 ka mbirë edhe në ëndrra.

Gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga makthet dhe ëndrrat e këqija gjatë natës që i lënë pa gjumë ose të tronditur në shpirt.

Specialistët shpjegojnë se pandemia ka lëkundur fort aftësitë përpunuese të trurit duke e bërë gjumin gjithnjë e më të trazuar.

Ëndrrat Po Bëhen Stresuese

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, vëreu se njerëzit po shohin ëndrra plot dhunë e rrezik. Ankthet prej COVID-19 janë veçanërisht më të përhapura tek mjekët, infermierët, njerëzit që janë të sëmurë, ata që kanë një të afërm të sëmurë, ata që kanë humbur punën, ata që kanë pasiguri të forta financiare dhe njerëzit me çrregullime mendore.

Sipas studimit,  sa më fort të ndikohet njeriu nga një ngjarje traumatike, aq më i trazuar do të jetë gjumi dhe aq më të tmerrshme makthet e natës.

Sidoqoftë, specialistët thonë se pavarësisht sa të tmerrshme të ngjajnë këto ëndrra, ato tregojnë se truri po bën një punë shumë të rëndësishme: shkarkimin e emocioneve të këqija dhe stresit nëpërmjet ëndrrave.

Ka specialistë që besojnë në teorinë se ëndrrat janë vendi ku truri praktikon të gjitha skenaret që mundësojnë shpëtimin tonë nga një rrezik i afërt.

Ëndrrat Ngjajnë Me Jetën Reale

Nëse ëndrra të duket shumë pranë realitetit, duhet të dini që truri ka shumë material të përditshëm, përsëritës e të frikshëm, siç janë lajmet.

Sipas ekspertëve, ne nuk duhet të habitemi nëse ëndërrojmë për ndonjë shok apo shoqe të fëmijërisë, sepse truri është ushqehet në të njëjtën mënyrë çdo ditë dhe huazon edhe nga kujtimet e vjetra për më shumë material ëndrrash.

Ëndrrat Qëndrojnë Më Gjatë Në Kujtesë

Në rrethana normale, njeriu i harron më shpejt ëndrrat e këqija, por gjërat kanë ndryshuar me pandeminë.

Njerëzit po i mbajnë mend ëndrrat gjithnjë e më shumë e kjo ndodh sepse në ëndrra ka një ngarkesë emocionale që ndodh si pasojë e pandemisë

Makthet janë bërë shumë të frikshme, të gjalla, të prekshme e reale sepse përjetimi i asaj që po ndodh është i tillë, thonë ekspertët.

Si Të Luftoni Makthet Prej Pandemisë

Terapistët rekomandojnë që përpara gjumit, njerëzit të përpiqen të përqendrohen tek mendimet pozitive.

Nivelet e optimizmit dhe pesimizmit para gjumit kanë një ndikim direkt në llojin e ëndrrës, përmbajtjen emocionale dhe tematikën e saj.

Doza optimizmi mund të merren duke :

  • parë një komedi ose një shfaqje frymëzuese
  • folur me një shok/shoqe apo të afërm
  • ndjekur pasionet e vogla që shtojnë humorin, siç është kërcimi
  • parë fotografitë e vjetra dhe duke shijuar kujtimet e bukura.

Sipas ekspertëve,  këto kohë, duhet të kufizojmë patjetër konsumin e internetit dhe veçanërisht ekspozimin ndaj lajmeve, sidomos në mbrëmje.

Së fundmi por jo për nga rëndësia, përpiquni të kufizoni alkolin dhe kafeinën./AgroWeb.org