Mashurkat e Freskëta – Dhurata e Fundvitit

1.4k 0

Mashurkat janë një prej perimeve të gjelbra më të shëndetshme për njeriun. Tokat më pjellore të Shqipërisë me mashurka janë ato të Divjakës, por kjo perime gjithshtu kultivohet gjerësisht edhe në të gjithë zonën e Lushnjës dhe të Fierit, por edhe në Përmet, Tiranë, Elbasan dhe Pogradec.

Kur mashurkat vilen të papjekura plotësisht, bizelet brenda tyre janë një burim i pasur folati, fibre dhe vitamine K. Ngjyra e tyre e gjelbër e ndezur na bën shpesh të mendojmë që mashurkat nuk kanë sasitë e nevojshme të pigmenteve antioksiduese shumëngjyrëshe siç është edhe karotenoidi. Kjo është një ide e gabuar. Studimet e fundit kanë konfirmuar që mashurkat janë të pasura me luteinë, beta karoten, violaksanthin dhe neoksanthin.

Sasia e karotenoideve tek mashurkat është pothuaj e njëjtë tek produktet e tjera siç janë karrotat apo domatet. Arsyeja përse njeriu nuk i percepton këto elementë është sepse mashurkat janë masa e karotenoideve është ndjeshëm më e përqendruar tek mashurkat dhe për shkak të ngjyrës së ndezur të gjelbër. Burimet e tjera të karotenoideve janë produktet me ngjyrë siç janë portokalli, karrotat, kajsitë, mangot, patatet, spinaqi, lakra jeshile etj.

Të ngrira apo të freskëta?

Mashurkat mund t’i konsumosh të freskëta ose të ngrira, megjithatë nëse është mundësia sugjerohet përdorimi i mashurkave të freskëta. Kur janë të paketuara ose të ngrira, mashurkat ruajnë të paktën 90% të vitaminës B, por gjatë procesit të ngrirjes, mashurkat humbin një të tretën e përbërësve fenolikë, si edhe vitaminën B.

Mashurkat dhe vetitë antioksiduese

Shumë studiues kanë arritur në konkluzionin që mashurkat kanë një nivel të lartë antioksidantësh, më të lartin po t’i krahasosh ato me produkte të tjera të të njëjtës familje. Ata kanë identifikuar një listë të plotë të flavonoidëve antioksidantë që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mashurkat kanë veti të mëdha anti inflamatore. Ato janë gjithashtu të pasura me minerale të çmuara siç janë kalciumi dhe magnezi, të rëndësishme për shëndetin e kockave si edhe me vitaminat A, C, K B6 etj. Përfitimi maksimal i këtyre elementëve merret nëse mashurkat përgatiten me avull për vetëm 5 minuta. Shija, butësia dhe ngjyra e tyre shtojnë kënaqësinë e të ngrënit.

Vlerat shëndetësore

Mashurkat janë një ushqim që duhet përdorur për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit si dhe problemeve të sistemit të tretjes. Ato nuk përbajnë kolesterol, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira të dëmshme.

Ndër të tjera, shëndeti i syve dhe i kockave përmirësohet me konsumimin e mashurkave, të cilat besohet të reduktojnë edhe rreziqet e difekteve në lindje për nënat shtatzëna. Kjo për shkak se mashurkat janë të pasura me acid folik, thelbësor për shëndetin e fetusit. Ata që janë në dietë, duhet të dinë që mashurkat kanë pak kalori, por shumë vitamina dhe minerale. Nga ana tjetër, mashurkat janë të rëndësishme për të ndihmuar me problemet me aparatin tretës si: konstipacioni, ulçera dhe aciditeti.

Në botë numërohen plot 150 varitete të mashurkave në forma dhe ngjyra të ndryshme, madje edhe në ngjyrë vjollcë. Mashurkat përshtaten lehtësisht me klimën. Ato rriten jo vetëm në Evropë, por edhe gjithkund në botë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.