Ostepororza është një sëmundje të pakëson dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të indeve duke i bërë ato më të brishta dhe shkaktuar më shumë fraktura.
Kjo sëmundje është mjaft e përhapur dhe ka tendenca të rritet me rritjen e moshës.
Osteoporoza paraprihet nga një fazë tjetër e njohur si osteopenia ose humbja e masës kockore që ndodh në çdo fazë të jetës.
Mosha është shkaktar kyç i osteopenisë dhe osteoporozës.
Pas moshës 40 vjeçare, dendësia kockore pakësohet si tek gratë ashtu edhe tek burrat.
Në rastin e grave, kjo sëmundje përshpejtohet shumë pas menopauzës.
Si gjithmonë, parandalimi është një hap shumë i rëndësishëm.
Të rinjtë duhet të mos e teprojnë me alkolin, të mos pijnë duhan, duhet të kryejnë aktivitet fizik, të mos e teprojnë me ekspozimin në diell dhe të ushqehen mirë.
Nëpërmjet ushqimit, ne mund të marrim vitamina thelbësore për kockat siç janë: kalçiumi, fosfori dhe vitamina D.
Ne kemi nevojë edhe për vitaminën K, magnezin dhe zinkun që i mbajnë kokcat të shëndetshme në çdo fazë të jetës.
Ushqyerja e duhur për kockat
Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.
Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.
Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:
- Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë.
- Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.
- Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra.
- Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat.
- Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e suzamit, arrat.
- Peshku, kryesisht sardelet
Osteoporoza dhe ushqimet e pasura me vitaminë D
Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit.
90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit.
- Peshku: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet vaji i mëlçisë së merlucit
- Kërpudhat
- Ushqimet me proteinë: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit.
Osteoporoza parandalohet edhe me:
Vitaminën K që ndihmon shëndetin e kockave ndaj përzgjidhni barishte si spinaqi, sallata jeshile, kale, shpargu, lakrat e vogla.
Estrogjenin me bazë bimore që gjendet tek drithërat, portokalli, rrushi, çaji dhe soja.
Kaliumin që përmirëson dhe ekuilibron kalçiumin. Bananet janë një burim i mirë i kaliumit.
Këshilla të tjera
Alkoli i tepërt, duhanpirja, jeta pa aktivitet janë të dëmshme për shëndetin e kockave.
Kafeina dhe kripa kanë efekt diuritik dhe nxjerrin kalçiumin nga organizmi.
Mos pini më shumë se 3 kafe në ditë.
Proteina e tepërt shkakton sëmundje të veshkave dhe dekalçifikim të kockave.
Ajo ndikon në metabolizimin e kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D.
Qëndroni në ambient të jashtëm të merrni vitaminë D.
Kryeni aktivitet fizik që të ruani peshën e shëndetshme, të ruani masën kockore dhe forconi muskujt.
Hani ushqime të pasura me fosfor, magnez dhe acide yndyrore omega-3.
E fundit por jo nga rëndësia; parandalimi i osteoporozës kërkon kalçium që në fillim të jetës dhe shumë aktivitet fizik. Suplementët mund të përdoren më vonë kur shëndeti i kockave është më i dobët./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine
Lini një Përgjigje