COVID-19 – Mënyrat Për Të Qenë Të Sigurt Kur Frekuentoni Një Restorant

198 0

Pas muajsh izolimi është e kuptueshme nëse doni të dilni dhe të shoqëroheni.

Sigurisht që do të ishte më e sigurt nëse të gjithë do të qëndronim në karantinë të rreptë për një kohë të pacaktuar, por ne jemi qënie sociale dhe të qenit vetëm nuk është diçka e mirë për shëndetin tonë emocional dhe mendor.

Dëshira për të frekuentuar vendet tuaja të preferuara, mund të jetë e pashmangshme. Pra, çfarë duhet të bëni për të qënë sa më të sigurt?

Për t’ju ndihmuar, AgroWeb.org bëri kërkimet e duhura dhe ju jep përgjigje rreth mënyrave më të sigurta që mund të praktikoni kur frekuentoni një restorant.

Telefononi Përpara

Nëse telefononi dhe rezervoni tavolinën tuaj para se të shkoni, do të minimizoni kohën e qëndrimit në rradhë.

Gjithashtu ju mund të informoheni për masat e marra rreth sigurisë ndaj COVID-19.

Qëndroni Në Ambiente Të Hapura

Edhe pse në disa vende lejohet qëndrimi në ambientet e brendëshme, ato të jashtmet mbeten ende alternativa më e sigurt.

Ekziston një rrezik shumë më i ulët i transmetimit COVID-19 në mjediset e jashtme, sepse qarkullimi i ajrit është shumë më i mirë.

Përdorni Dezinfektuesit E Duarve

Disa pronarë të restoranteve mund të mos jenë të vetëdijshëm për përbërësit toksikë që këto dezifektantë përmbajnë, si metanoli ose propanoli, të cilët janë të dëmshëm kur thithen nga lëkura ose mund të kërcënojnë jetën nëse gëlltiten.

Për të qenë më të sigurt përdorni dezinfektuesin tuaj dhe zgjidhni një që përmban të paktën 60% alkool dhe nuk përmban elementë të rrezikshëm.

Mbani Maskë Kur Bisedoni

Edhe pse kur uleni në restorant ju mundeni t’i hiqni maskat , është një ide e mirë t’i vendosni përsëri kur flisni me kamarierin ose me këdo që nuk jeton në të njëtin ambient me ju.

Ruani Distancën

Shumë restorante mund të mos sigurojnë distancën e mjaftueshme midis tavolinave dhe klientëve.  Të kesh një distancë prej 6 hapash midis klientëve ose tavolinave është e domosdoshme për të zvogëluar transmetimin.

Rreziku i transmetimit rritet midis njerëzve që janë në kontakt të ngushtë për një periudhë të gjatë, kështu që mbani distancën për të minimizuar ekspozimin.

Të Ndash Me Dikë Do Të Thotë Të Kujdesesh, Por Jo Gjatë COVID-19

Shmangni përdorimin e artikujve të ripërdorshëm që mund të mos pastrohen, si menuja, mbajtësja e kripës, piperit etj. Ose thjesht mund t’i jepni një pastrim të shpejtë me dezinfektuesin tuaj.

Minimizoni shkëmbimin e parave dhe zgjidhni opsione pagese me kartë kur është e mundur.

Dhe mbi të gjitha, mos e ndani ushqimin nëse nuk jeni i sigurt se të dy palët nuk kanë COVID.

Lani Duart Para Dhe Pas Ngrënies

Larja e duarve me sapun dhe ujë për 20 sekonda është ende mënyra më e mirë për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Kimikatet në sapun shkatërrojnë shtresën mbrojtëse të yndyrës së virusit, duke reduktuar mundësinë që virusi të mbijetojë./AgroWeb.org