Mitet e Kujdesit Ndaj Lëkurës Të Cilat Duhet t’i Shmangni

1k 0

Shumica e miteve për kujdesin ndaj lëkurës kanë marrë jetë pikërisht nga kompanitë apo personat që deshirojnë të shesin produktet e tyre me patjetër.

Shumica e tyre bazohen në dizinformim apo të dhëna shumë të vjetra të cilat është e vështirë të identifikohen sepse përsëriten dhe shpërndahen shumë shpesh.

Një ndër mitet më të zakonshme është:

“Ju duhet të përdorni shumë produkte për të marrë rezultatin më të mirë”

Ndërkohë që është e vërtetë se çdo produkt sjell përfitime unike, nuk është aspak e nevojshme të përdorni një dyzinë me produkte për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Në përgjithësi ju duhet të gjeni e të përdorni produkte të janë të buta për lëkurën dhe nuk e irritojnë atë. Gjithashtu është e nevojshme t’i kushtoni rëndësi produkteve që përdorni mbi lëkurë dhe sa e ekspozoni atë në diell gjatë ditës.

AgroWeb ju njeh me mitet më të zakonshme dhe pse duhet t’i shmangni ato.

Njerëzit me lëkurë të ndjeshme nuk duhet ta eksfoliojnë atë

Përdorimi i eksfoliuesve të lehtë me metoda të buta zhbllokon poret dhe ndihmon lëkurën të përthithi lagështirën, kjo është perfekte për lëkurat e ndjeshme. Lëkura nuk duhet të irritohet apo të inflamohet si pasojë e përdorimit të eksfoliuesve.

Ngacmimi i pucrave dhe akneve nuk përbën një problem

Pavarësisht faktit se disa metoda të heqjes së pikave të bardha apo puçrave të vogla në shtëpi konsiderohen normale, shtrydhja e tyre nuk është një ide e mirë. Ky veprim mund të dëmtojë lëkurën duke lënë pas edhe shenja. Poret dhe folikulat e qimeve mund të bllokohen nëse ju i ngacmoni ato dhe problemet e lëkurës mund të shtohen.

Nuk është e nevojshme të përdorni krem kundër diellit nëse po qëndroni Brenda

Rrezet ultra viollcë janë të pranishme edhe nëse jeni në shtëpi. Nëse po qëndroni pranë dritareve (kur xhamat nuk kanë filtra mbrojtës nga rrezet UV) ju jeni të ekzpozuar ndaj rrezeve UV. Ekspertët sugjerojnë përdorimin e kremit të diellit edhe nëse jeni në shtëpi.

Nishanet mund të zmadhohen më shumë se normalisht

Nishanet mund të zmadhohen, por nëse ato vazdhojnë të rriten dhe të tjerë fillojnë të shfaqen kjo nuk është shenjë e mirë. Në këto raste duhet të konsultoheni sa më shpejt me një dermatology për të identifikuar nëse janë shenja kanceri ose jo.

Të çarat në lëkurë kanë nevojë për ajër në mënyrë që të shërohen më shpejt

Nuk është aspak mirë për procesin e shërimit nëse të çarat apo plagët janë të pambuluara dhe thahen. Një leukoplast apo një fashë ndihmon që në zonën e dëmtuar të ruhet lagështira në mënyrë që qelizat dhe venat të shërohen më shpejt.

Stresi shkakton akne

Nuk është arsyeja e vetme dhe as primare, megjithatë stresi mund të shkaktojë çekuilibrime hormonale që mund të rezultojnë në akne.

Brisku duhet të shkojë në drejtim të kundërt me qimet

Brisku gjithnjë duhet të përdoret në të njëjtin drejtim me qimet, nëse e kaloni atë në drejtimin e kundërt po rrisni probabilitetin për qime që do të rriten nën lëkurë dhe irritim të lëkurës.

Kremi i trupit nuk është i nevojshëm për burrat

Kremi i trupit mund të jetë po aq i dobishëm për meshkujt sa është për femrat. Hidratimi e mban lëkurën të shëndetshme dhe të re. Edhe pse meshkujt kanë më shumë yndyrë në lëkurën e tyre sesa femrat, kjo nuk është e mjaftueshme për të hequr dorë nga kremi i trupit.

Mbajtja e kapeleve dhe kapuçave shkakton rënie flokësh

Aksesorë të tillë nuk shkaktojnë rënie flokësh, ky është një problem kryesisht gjenetik.

Përdorimi i tualetit shkakton akne

Përdorimi i tualeteve të cilat janë kontaminuar me shumë baktere dhe larja jo e mirë e fytyrës nëse përdorni tualet mund të shkaktojë probleme me lëkurën dhe shpërthime aknesh.

Brisku bën që qimet të rriten më shpejt

Përdorimi i briskut nuk ndikon folikulat e qimeve apo trupin që të përshpejtojë procesin e rritjes së tyre. Megjithatë, drejtimi i heqjes së qimeve me brisk dhe kualiteti i teheve të tij mund t’ju bëjnë të mendoni se qimet po rriten më shpejt, por nuk është e vërtetë.

Rrudhat janë gjenetike

Përgjithësisht gjenetika mund të ketë ndikim në lëkurën tuaj, por rrudhat janë më shumë pasojë e stilit tuaj të jetesës. Kujdesi për lëkurën mund të ndihmojë në uljen e mundësisë së krijimit të rrudhave.

Vetëm dielli mund të shkaktojë kancer lëkure

Rrezet UV e çdo burimi tjetër mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Faktorët gjenetikë dhe gjendje të tjera shëndetësore janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës përveç ekspozimit në diell.

Poret mund të hapen dhe të mbyllen

Poret mund të zgjerohen në kushte të caktuara, të tilla si avulli, por ato nuk hapen dhe mbyllen.

Nxirja nga dielli tregon se lëkura është e shëndetshme

Lëkura juaj ju mbron nga dielli duke dëmtuar vetveten.

Lythat apo iriqat e lëkurës nuk janë sëmundje infektuese

Ju mund të infektoheni me lytha duke rënë në kontakt me dikë që ka një plagë të hapur, ose duke prekur një objekt që dikush që ka lytha e ka prekur.

Acne is caused by chocolate

Sheqeri i tepërt në dietën tuaj nuk është i dobishëm për lëkurën dhe mund të shkaktojë akne, por kjo nuk lidhet drejpërdrejtë me çokollatat.

Përdorimi i pastës së dhëmbëve mbi puçra mund t’i largojë ato

Pasta e dhëmbëve përmban disa nga të njëjtët përbërës aktivë si produktet kundër akneve, megjithatë pasta përmban përbërës që janë të dëmshëm për lëkurën. Disa mund të shkaktojnë inflamacion dhe thatësi të padëshiruar. Përdorimi i pastës së dhëmbëve mbi lëkurë mund të mos jetë fatale, por është e padëshirueshme.

Produktet e testuara dermatologjikisht janë të sigurta

“Testuar nga dermatologu” është thjesht një slogan marketingu, jo një certifikim zyrtar. Përdorimi i kësaj fraze duhet të nënkuptojë që të paktën një dermatolog e ka testuar produktin, dhe nuk është aprovuar nga një institucion kopetent. Nëse nuk mund ta identifikoni burimin e miratimit, kini kujdes.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, nuk keni nevojë për krem hidratues

Është e gabuar të thuhet se hidratuesit janë të pakuptimtë për njerëzit me lëkurë të yndyrshme. Nëse nuk e hidratoni lëkura do të prodhojë yndyrë shtesë. Individët me lëkurë së yndyrshme duhet të përdorin hidratues jo komedogjenë, të cilët i mbajnë poret të pastra. Qëndroni larg gjalpit të kakaos dhe vajit mineral.

Stërvitja ndihmon në largimin e toksinave nga trupi

Veshkat dhe mëlçia janë përgjegjëse për detoksifikimin e trupit dhe jo djersitja. Uji përbën pjesën më të madhe të djersës dhe qëllimi i tij është të ruajë temperaturën e trupit.

Mbajini mend të gjitha këto këshilla dhe mos u besoni miteve. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.