A Mund Të Ndihmojë Drithërat Në Uljen E Tensionit Të Lartë Të Gjakut?

794 0

Drithërat e plota, janë ato që pëmbajnë krunde, duke qenë se nuk përpunohen.

Ushqimet me drithëra të plota janë një burim i pasur i ushqyesve të shëndetshëm pasi ato përmbajnë  fibra, kalium, magnez, folate, hekur dhe selen.

Këto produkte ndihmojnë organizmin në disa mënyra:

  • Kontrollojnë peshën, pasi ato mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë.
  • Merrni më shumë kalium, i cili është i lidhur me presionin e ulët të gjakut.
  • Ulin e rrezikun e rezistencës ndaj insulinës.
  • Redukton mundësinë e dëmtimit të enëve të gjakut.

Dietat e ndryshme për të ndaluar hipertensionin dhe sidomos dieta mesdhetare rekomandojnë përfshirjen e drithërave si pjesë e një regjimi më të shëndetshëm.

Sipas udhëzimeve nga dietologët, ku bazohet dhe AgroWeb.org për këtë artikull,  të rriturit duhet të hanë të paktën 85 gram drithëra në ditë, që janë të barabarta me tre feta bukë gruri të plotë.

AgroWeb.org sugjeron përdorimin e disa drithërave që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut:

Meli

Vlerat shëndetësore të melit janë të shumëfishta për shkak se ky drithë është pa gluten, ka sasi domethënëse karbohidratesh dhe acidesh yndyrore. Gjithashtu përmban edhe minerale të nevojshme siç janë fosfori, mangani, magnezi etj.

Studime të fundit sugjerojnë konsumimin e rregullt të melit, pasi ai zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky drithë gjithashtu zvogëlon përqendrimin e proteinave reaktive, gjë që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Meli ka ndikim në uljen e nivelit të kolesterolit. Ai rrit nivelin e lipoproteinave të një densiteti të lartë, të cilat mbajnë kolesterolin nën kontroll. Përveç kësaj, meli përmban edhe elemente të tjerë, aktivë në uljen e kolesterolit, një vlerë e shtuar në shuarjen e rreziqeve nga sëmundjet e zemrës.

Elbi

Studimet shkencore kanë zbuluar që konsumimi i elbit ul rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje. Ekspertët shpjegojnë që, fibra e tretshme e elbit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit të zorrës së trashë.

Për më tepër, elbi të bën të ndihesh i ngopur shpejt dhe ndihmon në rënien në peshë. Personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemrës duhet të konsumojnë elb të paktën gjashtë herë në javë.

Tërshëra

Tërshëra është shumë e pasur me fibër dhe për rrjedhojë ju mban të ngopur gjatë dhe nuk ju shtyn drejt zgjedhjeve jo të shëndetshme në ushqyerje.

Për më tepër, sipas studimeve, tërshëra e bën metabolizmin më të shpejtë dhe rrjedhimisht nxit djegien e kalorive.

Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në enët e gjakut e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit etj./AgroWeb.org