Në Mëngjes apo në Mbrëmje – Sa Here në Ditë Duhet ta Lani Fytyrën

1.1k 0

Pastrimi i duhur i fytyrës është thelbësor për shëndetin e mirë të saj.

Me siguri keni dëgjuar shpesh sesa e rëndësishme është që të lani e pastroni fytyrën nga produktet e shumta që vendosen mbi të.

Pyetjet e shumta që ngrihen mbi shpeshtësinë e pastrimit të saj dhe mënyrën e saktë gjithashtu janë pjesë e përditshmërisë.

Në këtë artikull nga AgroWeb do ju shpjegojmë rëndësinë e pastrimit të lëkurës sipas llojit të saj si dhe kohën e duhur për ta bërë këtë.

Në mëngjes apo në mbrëmje?

Si fillim mbani në mendje se fytyra duhet larë në të dy rastet.

Dhe ndonëse pohimi i mësipërm është i vërtetë edhe në këtë proces lloji i lëkurës ndikon shumë si dhe mënyra e veprimit me të.

Në darkë duhet ta pastroni lëkurën çdo herë para se të shkoni në shtrat.

Kjo është shumë e rëndësishme pasi gjatë ditës, papastërtia dhe ndotja grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës duke ndikuar në shëndetin e saj.

Për lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe normale, pastruesi më i mirë i fytyrës është një që ka veprim të butë në mënyrë që të arrijë ta pastrojë lëkurën me delikatesë.

Pastruesi duhet të jetë pa aromë parfumi dhe pa alkool në mënyrë që të mos e irritojë lëkurën tuaj.

Nga ana tjetër për lëkurat me yndyrë duhet të përdorni një larës që balancon yndyrën dhe ka veprim të thellë.

Përsëri ju rekomandojmë të përdorni diçka pa alkool sepse alkooli mund të thajë lëkurën tuaj dhe mund të bëjë që fytyra të prodhojë edhe më shumë yndyrë.

Në mëngjes është e rëndësishme ta përsërisni sërish këtë rutinë pasi fytyra ka prodhuar dje mbledhur yndyrë përgjatë gjithë natës.

Në rastet kur e ndjeni fytyrën shumë të thatë në mëngjes lajeni atë vetëm me ujë të vakët e më pas vendosni një krem hidratues.

Ndërsa në rastet kur e ndjeni lëkurën të vajosur përdorni gjithnjë larësin e më pas një tonik të mirë për ta tharë shëndetshëm lëkurën tuaj.

Po kur djersiteni?

Një kujtesë e vogël për të gjithë ata që stërviten apo djersiten shpesh, është e këshillueshme ta lani fytyrën sa herë djersiteni me ujë të bollshëm pavarësisht tipit të saj.

Në këtë proces nuk është e nevojshme që të përdorni gjithnjë larësin, por vetëm ujë në mënyrë që të ruani balancat e duhura dhe natyralitetin e lëkurës tuaj.

Gjithnjë bëni kujdes të zgjidhni larësin e duhur me përbërës sa më natyral dhe ta përdorni atë të paktën një herë në ditë./AgroWeb.org