Palca e Kockave – Përfitimet e Mrekullueshme për Shëndetin

2.3k 0

Palca e kockave është një nga ushqimet që plotëson shumë nevoja të një organizmi të shëndetshëm.

Ajo ka përqindjen më të lartë të vitaminave, mineraleve, acideve yndyrore dhe lipideve.

Jo pa shkak gjyshërit dhe të parët tanë preferonin të thithnin kockat që të përfitonin sa më shumë prej saj.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org përfitimet më të mëdha të palcës së ngrënshme.

Burim proteine

Palca ka një përmbajtje shumë të lartë proteine.

Në 100 gramë të këtij ushqimi do të merrni 14 përqind të nevojës ditore për proteinë.

Për më tepër, konsumi i palcës do t’i japë organizmit aftësinë për të rigjeneruar qelizat.

Burim kolagjeni

Palca është një burim i shkëlqyer kolagjeni, një proteinë për të cilën organizmi ka me të vërtetë shumë nevojë.

Kolagjeni është i nevojshëm për kockat, sistemin tretës, ekuilibrat e probiotikëve, bukurinë e lëkurës dhe zhdukjen e rrudhave.

Kolagjeni besohet të jetë i vyer edhe në mirëmbajtjen e sistemit imunitar.

Acidet Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 janë të dobishme për funksionin e trurit.

Palca është një burim i mirë glycine, një amino acid që riparon proteinat e tjera në organizëm.

Mungesa e këtyre acideve shkakton probleme shëndetsore dhe dobësi të sistemit imunitar.

Vitamina A

Konsumi i palcës së bashku me fruta dhe perime ju ushqen me vitaminë A.

Ky ushqyes i dobishëm promovon shëndetin e syve dhe parandalon humbjen e shikimit.

Burim hekuri

Në 100 gramë palcë do të përfitoni 25 përqind të nevojës ditore për hekur.

Ky i fundit do t’ju ndihmojë të mirëmbani ekuilibrat e lëngjeve dhe të parandaloni aneminë.

Përveç palcës ju mund të konsumoni edhe spinaq për të shmangur lodhjen kronike.

Palca përmban edhe minerale të tjera si kalçiumi, zinku, seleniumi, magnezi, mangani, fosfori e të tjerë.

Përmirëson kujtesën

Mineralet e shumta që gjenden tek palca janë të dobishme për një funksion të shkëlqyer të trurit dhe një kujtesë më të mirë.

Riparimi i qelizave

Prania e kolagjenit tek palca e bën procesin e riparimit të qelizave më të lehtë.

Kolagjeni ndihmon në shërimin e shpejtë dhe përmirëson funksionin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut.

Tretje më të mirë

Palca parandalon inflamacionin ne stomak.

Falë kolagjenit ajo u jep forcë baktereve të mira në stomak, dhe përmirëson tretjen duke ruajtur shëndetin e stomakut.

Sistemi kardiovaskular

Palca promovon ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe shpërbën yndyrnat duke parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ajo ofron elektrolite që ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Palca pakëson rrezikun e diabetit në të njëjtën kohë.

Gjymtyrë të forta

Palca është e nevojshme për një trup të shëndoshë dhe të fortë. Ajo rrit fleksibilitetin e gjymtyrëve dhe përmirëson lëvizshmërinë.

Si Ta Gatuani Palcën

Palcën mund ta përfshini në supa ose ta piqni me gjalpë dhe erëza.

Për një shije më krokante mund ta vishni me miell ose thërrime buke të thekur.

Kur ta blini sigurohuni që palca ka ardhur nga bagëti të ushqyera me bar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.