Si Të Përdorni Hithrat Për Trajtimin E Variçeve – Metoda Që Funksionon

899 0

Çaji i hithrës është i dobishëm në trajtimin e dhimbjeve muskulare, për shëndetin e zemrës, veshkave, tretjes, imunitetit dhe sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes.

Pirja e lëngut të hithrës ndihmon në largimin e inflamacionit, alergjive, problemeve me tretjen dhe lëkurën.

Ky lëng ka përbërës thelbësorë për të qenë më energjikë dhe më të shëndetshëm.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e detajuar të përgatitjes, përdorimit të lëngut të hithrës për këtë problem shuendetësor si dhe të tjera kura natyrale për trajtimin e variçeve.

Përbërësit Kryesorë Të Çajit Të Hithrës

Lëngu i hithrës është i pasur me antioksidantë, kalçium, fibër, flavonoidë, hekur, magnez, fosfor, protein, kalium dhe vitaminat A, B, C dhe D.

Ky lëng është i dobishëm dhe i rekomandueshëm edhe kundër variçeve.

Si Të Përgatisni Lëngun E Hithrës Kundër Variçeve

Hidhni 200 mililitra ujë në një çajnik.

Shtoni një lugë gjelle me hithra të njoma dhe më pas ziejini ngadalë.

Lëreni çajin të ftohet, kullojeni dhe pijeni tre herë në ditë përpara vakteve.

Kjo kurë duhet ndjekur për gjashtë muaj.

Kura Të Tjera Natyrale Kundër Variçeve

Vaji I Hudhrës

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org vaji i hudhrës dhe hudhra vetë ndihmon në eliminimin e inflamacionit dhe simptomave të variçeve.

Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe eliminimin e toksinave nga enët e gjakut.

Çdo mbrëmje vendosni në duar disa pika të vajit të hudhrës dhe me lëvizje rrethore fërkoni variçet.

Mbështilleni zonën me një napë të pastër e të ngrohtë dhe sipër saj vendosni një qese plastike.

Në mëngjes, lajini këmbët dhe vishni rroba të ngushta për t’i mbajtur këmbët të ngrohta.

Kjo kurë duhet përsëritur për disa muaj që të shikoni rezultate.

Si Të Përgatisni Vajin E Hudhrës

Prisni gjashtë thelpinj hudhre, vendosini në një kavanoz dhe shtoni lëngun e tre portokalleve bashkë me dy lugë gjelle me vaj ulliri.

Lërini përbërësit të treten me njëri tjetrin për 12 orë dhe më pas përdoreni vajin.

Kura Me Uthull Molle

Kur e aplikoni uthullën në variçe, ajo do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të ulë enjtjen.

Lyejeni një copë pambuk me uthull molle dhe aplikojeni atë në zonat më problematike.

Ky trajtim duhet bërë të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Rezultatet e para do të vërehen pas një muaji./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.