Përse Baret dhe Restorantet Janë Mjedise Rrisku për COVID-19?

362 0

Në pak më shumë se një vit periudhë pandemie globale, izolimi dhe rregullash, përditshmëria është ajo që pritet të kthejë pak nga pak stilin e ri të jetesës në normalitet.

Kështu ndodhi dhe me hapjen graduale të çdo shteti në botë duke flluar nga dyqanet, fabrikat, shkollat dhe sigurisht baret dhe restorantet si pjesë e përditshmërisë.

Por shtimi i rasteve me Covid-19 në vend ka bërë që debati mbi rrezikshmërinë ose jo të ambienteve të tilla si bare dhe restorante të jetë i nxehtë.

Ekspertët në të gjithë botën kanë disa këshilla dhe sugjerime për këtë çështje të cilat AgroWeb.org ju pasqyron për ju në vijim të këtij artikulli.

A përbëjnë rrezik?

Sipas një studimi të ri që vjen nga Skocia tregohet se baret dhe restorantet mund të jenë një vatër e vërtetë transmetimi për virusin për disa arsye.

Kryesorja ka të bëjë me alkoolin dhe konsumimin e tepërt të tij nëpër këto ambiente gjë që me gjasë mund të çojë në thyerjen e rregullave anti Covid-19.

Sipas studimit që përmendëm më part të dhënat në Skoci treguan se kur klientët ishin të dehur rregullat thyheshin më shpesh dhe jo gjithnjë respektoheshin edhe nga stafet përkatëse.

Gjithashtu hapsira të tilla si baret dhe restorantet janë hapesira ku njerëzit qëndrojnë afër njëri tjetrit dhe socializojnë ndaj dhe probabiliteti i infektimit është shumë më i madh se në ambiente të tjera.

Sipas ekspertëve personat e intoksikuar kanë tendencën të flasin më afër njëri tjetrit duke mos mbajtur as maskën duke qenë se janë në mes të konsumit.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?

Në këtë pikë mjekët sugjerojnë distancën si dhe frekuentimin e bareve dhe restoranteve në ambiente të hapura.

Sipas tyre ka më shumë mundësi infektimi në këto ambiente të mbyllura se sa ka një një protest jashtë ku njerëzit janë më maska.

Megjithëse sipas tyre tani asnjë hapësirë publike nuk mund të konsiderohet e sigurtë, mundohuni që të bëni maskimumin.

Mbani distancën kudo, qëndroni sa më shumë të mundeni jashtë, kontrolloni sasitë e akoolit që konsumoni si dhe një sugjerim shkon për punojnësit.

Sipas tyre mbajtja e rregullave duhet të kthehet në një normë për të gjithë./AgroWeb.org