Kohë më parë humbja e dhëmbëve, për shumicën e njerëzve fillonte herët.

Fatmirësisht, me përparimet në teknologjinë dentare dhe edukimin rreth mirëmbajtjes së tyre, kjo gjë ka ndryshuar.

Megjithatë, plakja mund të jetë e vështirë për dhëmbët dhe mishrat, pasi lidhet me një rrezik në rritje të shqetësimeve të caktuara orale.

Për të kuptuar më mirë se si ndikon plakja dhe si të luftoni efektet e saj tek shëndeti i dhëmbëve, AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë.

Problemet që bëhen më të shpeshta me kalimin e moshës:

Errësimi i smaltit të dhëmbëve

Me kalimin e kohës, shtresa e jashtme e smaltit konsumohet, duke zbuluar dentinën (indin e fortë të verdhë poshtë smaltit). Dentina i jep dhëmbëve tuaj një pamje më të errët.

Gojë e thatë

Kjo ndodh kur nuk prodhohet mjaftueshëm pështymë.

Një pjesë e mirë e të rriturve mbi 65 vjeç përballen me tharjen e gojës e njohur edhe si xerostomia.

Fajtor mund të jenë mjekimet që mund të jeni duke marrë për shkak të sëmundjeve të moshës.

Prishja e rrënjëve

Tharja e gojës dhe prishja e dhëmbëve shkojnë krah për krah, veçanërisht kur plakeni.

Pështyma, e cila ka veti antibakteriale dhe pastruese mbron sipërfaqet e rrënjëve nga prishja e dhëmbëve.

Dhe nëse goja juaj është e thatë, ajo bëhet më e ndjeshme ndaj baktereve që mund të shkaktojnë kavitete.

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Një pjesë e mirë e njerëzve 65 vjeç e lart shpesh preken nga sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Këto probleme shfaqen edhe si pasojë e sëmundjeve të ndryshme që prekin njerëzit në moshë të thyer.

Kanceri i gojës

Kanceri i gojës është më i zakonshëm tek të moshuarit dhe disa zakone me rrezik të lartë si pirja e duhanit, veçanërisht në periudha afatgjatë, rrisin shanset për kancer oral.

Si t’i mbani dhëmbët e shëndetshëm ndërsa plakeni!

Por ka shumë gjëra që mund të bëni për shëndetin tuaj dentar, që të parandaloni problemet orale, përvecc se t’i lani dy herë në ditë.

-Përdorni një furçë dhëmbësh me qime të buta, e cila nuk dëmton smaltin.

-Kryeni vizita të rregullta tek dentisti që të kapni që herët çdo problem dentar.

-Ushqehuni dhe jetoni shëndetshëm, pasi kështu mund të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kronike, të cilat janë faktorë rreziku edhe për sëmundjet orale.

– Qëndroni të hiratuar, për të luftuar tharjen e gojës dhe mungesën e pështymës.

– Kufizoni pijet me kafeinë dhe alkool, të cilat mund t’ju dehidratojnë dhe të thajnë gojën tuaj.

– Lëreni ose mos e filloni duhanin!

Nikotina dhe nxehtësia, vret qelizat e rëndësishme dhe bën që kapilarët dhe enët që bartin faktorët shërues në gojë të tkurren.

Kjo kufizon fuknsionet e tyre dhe shkatërron mjedisin dentar./AgroWeb.org