Qepë Të Pjekura Me Mjaltë – Për T’i Shtuar Lezet Tryezës

1.9k 0

Një recetë fantastike, e cila të kënaq shqisën e shijes falë kombinimit të saj magjik.

Një mënyrë speciale për të shijuar dhe përvetësuar vlerat më të mira të dy prej produkteve më të fuqishme të natyrës, mjaltit dhe qepës.

Mjalti në bashkëpunim me qepën munden të tejzgjasin ose përmirësojnë funksionet e njëra-tjetrës.

Nëse do të konsumonit qepën dhe mjaltin së bashku do të përfitoni më shumë substanca anti-bakteriale të cilat janë të nevojshme për sistemin imunitar.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë fantastike të qepëve të pjekura në furrë me mjaltë për të shijuar ëmbëlsinë unike dhe vlerat ushqyese gjithashtu.

Përgatitja e Qepëve Të Pjekura Me Mjaltë

Përbërësit

4 kokrra qepë

Pak ujë

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

Gjysmë filxhan çaji me mjaltë

Pak kripë

Një lugë çaji me uthull balsamike (nëse preferoni)

Pa spec djegës

Përgatitja

Si fillim parangrohni furrën e sobës. Qeroni qepët dhe ndajini përmes një thike në dy pjesë.

Vendosini qepët në një tavë, ku më parë keni shtruar letër pjekje dhe spërkatini me një dorë ujë.

Më pas mbulojini me letër pjekjeje dhe lërini të piqen për 30 minuta.

Në një tas kombinoni mjaltin me përbërësit e tjerë.

Pas 30 minutash, përmes një furçe kuzhine spërkasni qepët me gjysmën e përzjerjes së mjaltit dhe futini sërish në furrë por duke u hequr letrën e sipërme të pjekjes. Lërini edhe 20-25 minuta derisa të zbuten.

Në fund pasi ti keni hequr nga furra hidhuni sipër pjesën tjetër të përzjerjes me mjaltë dhe shërbejeni pas 15 minutash në mënyrë që mjalti dhe përbërësit të tjerë të jenë përthithur mirë nga qepët.

Vlerat e Kombinimit Magjik të Qepëve dhe Mjaltit

Qepa është një nga perimet më të lashta të kultivuara nga njerëzimi. Ajo konsiderohet një thesar për shkak të vlerave fantastike kundër baktereve dhe mykut.

Analizat shkencore kanë provuar se qepa ka efekt të jashtëzakonshëm kundër mikrobeve, sepse ajo është e pasur me flavonoidë, polifenolë, sulfur organik, saponinë dhe shumë substanca të tjera të vlefshme mjekësore.

Mjalti nga ana tjetër lufton mikrobet, falë përmbajtjes së pasur të fenolit, acideve yndyrore, lipideve, acidit askorbik, fruktozës, potencialit të lartë osmotik dhe pehashit të ulët.

Të dyja së bashku kanë vlera të shkëlqyera dhe zgjerojnë aftësitë mbrojtjëse të imunitetit kundër infeksioneve bakteriale.

Substancat e spikatura të qepës dhe mjaltit mund të funksionojnë mjaft mirë veçmas, por mbi të gjitha së bashku, duke shkatërruar të gjithë mikroorganizmat e dëmshëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.