TRE NË NJË – Nesër Hëna Sjell Tri Shfaqje Unike Qiellore

328 0

Një fenomen i rrallë do të vërehet ditën e fundit të muajit. Të mërkurën më 31 janar, Hëna sjell diçka krejt të pazakontë, pasi tre fenomene të veçanta qiellore pothuajse do të përkojnë.

Hëna e plotë, afrimi i saj në pikën më të afërt me Tokën (perigjeu) dhe njëkohësisht eklipsi total i Hënës.

Tri dukuri qiellore të shkrira në një moment të vetëm. Do të jetë një rast magjik për dashamirësit e qiellit dhe hapësirës.

Pse është fenomen i rrallë?

Do të jetë hëna e dytë e plotë e Janarit, një ngjarje kjo e rrallë edhe më vete. Janari 2018 sjell dy hënë të plota dhe pasohet nga një muaj “i shkurtuar” prej 28 ditësh.

Muaji Shkurt nuk do të ketë hënë të plotë dhe kjo ndodh për herë të parë që nga viti 1999. Hëna e plotë e ardhshme do të jetë në 1 mars 2018.

Herën e kaluar kur kjo ka ndodhur në hënën e dytë të plotë të të njëjtit muaj, ishte më 31 mars 1866, pothuajse 152 vjet më parë.

Hera e ardhshme kur eklipsimi i plotë i hënës do të përkojë me hënën e dytë të plotë të të njëjtit muaj, do të jetë më 31 dhjetor 2028 dhe më 31 janar 2037.

Po në Shqipëri?

Por në Shqipëri eklipsi i përgjithshëm i Super Hënës do të arrijë pikën maksimale rreth orës 15:30, në një kohë kur ndriçimi i ditës ende dominon.

Eklipsi total i nesërm do të jetë i dukshëm nga kudo në Tokë ku ka natë. Kohëzgjatja e eklipsit të dukshëm ndryshon nga vendi në vend.

Gjatë eklipsit, hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe të errët, sikur të ishte e ndryshkur ose e përgjakur. Kjo sepse sateliti i planetit tonë hyn në hijen e Tokës dhe atmosfera e Tokës filtron dritën hënore.

Kjo do të rezultojë që fenomeni të mos jetë shumë i dukshëm direkt në vendin tonë.

Për fat të mirë, do të ketë një eklipsi të dytë të plotë të hënës këtë korrik, e cila do të jetë e dukshme në Shqipëri.

Nëse nuk do të arrini ta shihni këtë ngjarje të rrallë me sy të lirë, ka edhe zgjidhje të tjera.

Mundeni ta ndiqni drejtpërdrejt online përmes uebfaqeve të tilla si Projekti i Teleskopit Virtual dhe Slooh.

Dhe nëse ndodh që ta humbisni këtë herë, eklipsimi total i ardhshëm i hënës do të mbërrijë më 27 korrik dhe do të jetë i dukshëm nga Tirana dhe gjithë Shqipëria.

Eklipsin total të Super Hënës së Janarit mund ta ndiqni nga AgroWeb.org online duke klikuar në linkun këtu ose duke ndjekur linkun tjetër këtu./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.