Qiqrat e Shqipërisë – Bishtajoret me Vlera Unike për Shëndetin

5.8k 0

Kultivimi i qiqrrave në Shqipëri është i hershëm, megjithëse jo në sasi të mëdha, këto bishtajore fantastike në vlera ushqyese gjenden lehtë në tregjet e fshatarëve.

Qiqrrat janë një nga ushqimet më të preferuara të mënyrës mesdhetare të të ushqyerit.

Së fundmi, amvisat shqiptare kanë nisur të përfshijnë qiqrrat në recetat e tyre të gatimit duke rritur kështu interesin për blerjen e tyre.

Kryesisht, qiqrrat kultivohen në zonën e jugut të vendit. Në tregjet e fshatarëve një kilogramë qiqrra kushton 300 lekë të reja.

Në Shqipëri, qiqrrat më popullore janë të rrumbullakëta dhe ngjyrë bezhë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, si çdo bishtajore tjetër si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, qiqrrat janë të famshme për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën.

Buka me qiqra është karakteristike e zonës se Korçës, Elbasanit, madje edhe në Kosovë, ndërsa mielli i qiqrrave preferohet shumë pasi është pa gluten.

Kur janë të freskëta, qiqrrat i gjejmë ngjyrë të gjelbër, më pas kur thahen ato marrin ngjyrë kafe.

Qiqrrat i gjejmë gjatë gjithë vitin ose të thata ose të paketuara.

Shija e tyre e veçantë dhe butësia e tyre i bën të favorshme dhe miqësore me çdo ushqim tjetër.

Vlerat ushqimore të qiqrrave

Qiqrrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium.

Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Përmbajtja e vitaminave

Qiqrrat janë të pasura me vitaminat A dhe C.

Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.

Përfitimet shëndetësore të qiqrrave

Qiqrrat duhet të jenë pjesë e dietës për ata që duan të ushqehen shëndetshëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org,  qiqrrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës.

Konsumimi ditor i qiqrrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.