Raporti ECDC: Covid-19 uli përdorimin e antibiotikëve

429 0

Përdorimi i antibiotikëve u ul në Evropë në vitin 2020, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

”Në përgjithësi, konsumi i barnave, të përdorura për trajtimin e infeksioneve bakteriale, ra me më shumë se 15%”, theksoi agjencia e BE-së në një deklaratë.

”Një arsye mund të jetë se më pak njerëz kanë shkuar te mjeku për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kështu janë përshkruar më pak antibiotikë”, theksoi ECDC.

Një tjetër shkak mund të jenë infeksionet e pakta të frymëmarrjes që nuk janë shkaktuar nga koronavirusi, për faktin se njerëzit mbajnë maska për fytyrën, mbajnë duart e tyre të pastra dhe mbajnë distanca sociale.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore evropiane kanë paralajmëruar se nivelet e rezistencës ndaj antibiotikëve kanë mbetur të larta.

Prandaj, ECDC rekomandon reduktimin e mëtejshëm të përdorimit të panevojshëm të këtyre barnave.

“Rezistenca antimikrobike është një pandemi e heshtur që po ndodh këtu dhe tani”, deklaroi Stella Kyriakides, komisionerja evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore./Burimi: ATA