Rënia Nga Pesha – Mjekët Rekomandojnë Mënyrën Më Të Mirë

748 0

Sot më shumë se kurrë, shqiptarët po përpiqen të humbasin kilogramët e tepërt. E njëjta gjë po ndodh në të gjithë botën, por një pjesë e mirë ankohen se pavarësisht përkushtimit, regjimit ushqimor apo kufizimeve të caktuara, nuk ia dalin të humbasin nga pesha.

Nëse jeni një prej tyre, mos u shkurajoni, sepse ekziston edhe një mënyrë shumë specifike për të hequr kilogramët e tepërt por edhe për të mbrojtur stomakun.

Bakteret e stomakut nuk janë aty vetëm për të ndihmuar tretjen, përthithur ushqyesit apo eliminuar mbetjet.

Ekuilibrat e duhura në mikrobiomë përbëjnë edhe një faktor vendimtar mbi peshën e trupit dhe paraqitjen e jashtme.

Shumë njerëz nuk kanë një mikrobiomë të shëndetshme për shkak të zgjedhjeve të gabuara në stilin e jetesës.

Për më tepër, stomaku është organi më i madh i trupit që ndërvepron hapur me ushqimin që hamë, ajrin, antibiotikët që marrim etj.

Kur bakteret e këqija janë në epërsi, në sistemin tretës shkaktohet inflamacion dhe ky i fundit nxit kaosin në metabolizëm.

Konsumi i ushqimeve të përpunuara, të skuqura, me sheqer apo kripë, inflamacioni është në flakë.

Kur ai bëhet kronik, imuniteti vuan dhe ne jemi më të prirur të sëmuremi.

Ky cikël i rrezikshëm vicioz zgjidhet vetëm nëpërmjet probiotikëve.

Çfarë Janë Probiotikët

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Kjo ushtri gardianësh të shëndetit ndihmohet duke marrë jo vetëm suplementë por edhe duke konsumuar ushqime të caktuara, pesë prej të cilave i keni të shpjeguara më poshtë.

Barishtet

Studimet tregojnë se barishtet si spinaqi apo kale përmbajnë një lloj sheqerne që stimulon rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak.

Ato janë burime perfekte të fibrës, vitaminës C, vitaminës K, dhe vitaminës A.

Drithërat e Plota

Në mënyrë që zorra e trashë të funksionojë siç duhet, ka nevojë për 25 gramë fibër në ditë.

Ndryshe nga karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë apo makaronat, drithërat e plota ofrojnë shumë fibër.

Bakteret në stomak janë të vetme që arrijnë të shpërbëjnë fibrën, duke krijuar kështu acidet që mbrojnë stomakun nga bakteret e këqija.

Polifenolët

Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm me bazë bimore.

Ato gjenden tek çajrat, farat e sojës, specat djegës, farat e susamit e të tjera,

Këto ushqime mirëmbajnë shëndetin e stomakut duke rivendosur ekuilibrat.

Lakra turshi

Ushqimet e fermentuara si kefiri apo lakra turshi, madje dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Bananet

Bakteret janë burime të mira të një fibre të njohur si inulinë e cila inkurajon rritjen e baktereve të mira.

Dy banana në ditë janë mjaftueshëm për të fuqizuar bakteret dhe zbutur fryrjen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.