Si Ndikon Regjimi Ushqimor Në Funksionin Imunitar?

463 0

Imuniteti i lindur është linja e parë e mbrojtjes dhe përbëhet nga pengesa fizike, të tilla si lëkura dhe mukozat dhe mbrojtja kimike dhe qelizore.

Sistemi imunitar i lindur reagon në të njëjtën mënyrë për të gjithë pushtuesit e huaj. Por nëse sistemi ai nuk është efektiv ndaj një kërcënimi të mundshëm, sistemi imunitar adaptiv e merr përsipër këtë kërcënim.

Sistemi imunitar adaptiv përbëhet nga qeliza të specializuara të gjakut dhe proteina, që synojnë të gjejnë shkakun specifik të infeksionit.

Ai funksionon me anë të kujtesës, prandaj trupi i një personi bëhet imun ndaj sëmundjeve specifike pas ekspozimit fillestar.

Sëmundje të caktuara, ilaçet dhe mënyra e jetesës, mund të ndikojnë negativisht në funksionin imunitar.

Si ndikon regjimi ushqimor në fuksionimin e imunitetit?

Kërkimet të cilave AgroWeb.org iu referua, tregojnë se edhe regjimi ushqmior i një personi mund të ndikojë në funksionin imunitar.

Për shembull, ushqimi mund të ndikojë në mikrobiomën e zorrëve, proceset inflamatore dhe funksionin e qelizave të bardha të gjakut.  Të gjithë këto ndikojnë më pas në funksionin imunitar.

Kur një regjim ushqimor që ka tendencë të përmbajnë nivele të larta yndyrnash, ushqimesh të përpunuara, sheqer të shtuar, kripë dhe kalori, shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kronike.

Në të kundërt, një regjim ushqimor i pasur me ushqime, të tilla si perimet, frutat, arrat, bishtajoret, prodhimet e detit dhe i ulët më ushqime të përpunuara, mund të zvogëlojnë rrezikun sëmundjeve kronike dhe të promovojë një funksion të shëndetshëm imunitar.

Megjithatë ndërveprimi midis regjimit ushqimor dhe shëndetit imunitar është shumë kompleks.

Shkencëtarët ende po mësojnë se si ushqimet që një person konsumon mund të ndihmojnë ose dëmtojnë funksionin imunitar.

Cilat ushqime janë të dëmshme për imunitetin?

Ushqimet dhe pijet me sheqer të shtuar ndikojnë ndjeshëm në rritjen e niveleve të sheqerit në gjak.

Një studim i vitit 2012, në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi se pjesëmarrësit që kishin nivele më të larta të sheqerit në gjak kishin përgjigje më të ulët të imunitetit.  Ata gjithashtu kishin edhe nivele më të larta të inflamacionit në trup.

Gjithashtu, ushqimet me shumë sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara mund të ndryshojnë negativisht bakteret në zorrë. Duke çuar në shqetësime të tretjes, të tilla si fryrje të stomakut.

Një mikrobiomë e shëndetshme është thelbësore për funksionin imunitar sepse bakteret e zorrëve luajnë një rol kritik në zhvillimin dhe funksionimin e sistemit imunitar.

Studimet tregojnë se gjithashtu ushqimet me yndyrna të këqija mund të nxisin inflamacionin, modifikojnë bakteret mira të zorrës dhe të pengojnë funksionin e qelizave të bardha të gjakut.

Ndërsa ushqimet me kripë të shtuar lidhen me rritjen e inflamacionit në trup. Gjithashtu rrisin rrezikun e sëmundjeve të caktuara autoimune, të tilla si artriti reumatoid.

Një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ka treguar se rrit rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kronike.  Këtu mund të përfshifet kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Sidoqoftë, kërkimet vazhdojnë dhe shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht këtë marrëdhënie komplekse./AgroWeb.org