Si Ndikon Sheqeri dhe Produktet e Bulmetit tek Shëndeti i Lëkurës

707 0

Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës (por jo vetëm) janë aknet dhe puçrat.

Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale dhe pasojë e ndryshimeve të mëdha hormonale dhe fazës së pubertetit.

Megjithatë, aknet nuk kursejnë as grupmoshat e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me hormonet por edhe me mënyrën e ushqyerjes.

Sa i përket ushqimeve, ka disa prej tyre që kanë tendencën të përkeqësojnë aknet dhe puçrat.

Sheqeri, Produktet e Bylmetit Dhe Aknet

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se konsumi i sheqerit dhe i produkteve të bylmetit ka një ndikim të fortë, madje nxit shfaqjen e puçrave dhe akneve.

Sipas ekspertëve, proteinat tek bylmeti mund të ndikojnë në informacionin genetik të lëkurës.

Një gjë e tillë nxit inflamacionin ose prodhimin e tepërt të yndyrës që shërben si pikënisja e këtyre problemeve.

Sheqeri gjendet në shumë produkte përveç ëmbëlsirave.

Buka edhe djathi apo produkte të tjera të bulmetit kanë një nivel të lartë glicemie, gjë që e nxit trupin të prodhojë shumë insulin.

Sekretimi i tepërt i insulinës ka lidhje të drejtpërdrejtë me shpërthimet më të këqija të puçrave në lëkurë.

Ushqimet Me Nivel Të Ulët Glicemie Kundër Akneve

Ekspertët këshillojnë që nëse dëshironi të luftoni aknet dhe puçrat duhet të konsumoni më shumë produkte me nivel të ulët glicemie.

Drithërat E Plota Ose Buka E Elbit

Buka prej elbi dhe ajo prej drithi të plotë të bluar në gur kanë një nivel të ulët glicemie.

Ato janë të pasur me fibër e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Boronica, Rrush, Mollë

Shumica e frutave kanë një nivel të ulët të glicemisë, sepse ato përmbajnë shumë ujë dhe fibër. Por niveli i glicemisë mund të ndryshojë në varësi të pjekjes së frutave. Lëngjet e frutave për shembull kanë një nivel të lartë glicemie, sepse shtrydhja largon fibrën dhe në lëng mbetet vetëm sheqeri.

Kosi

Kosi është i vetmi produkt bulmeti që ka nivel të ulët glicemie.

Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të kosit të bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm.

Tërshëra

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, tërshëra ka një nivel të ulët glicemie dhe ka pak gjasa të shkaktojë luhatje në nivelin e sheqerit në gjak. Tërshëra përmban edhe B-glukanë.

Kjo substancë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glicemisë dhe ul yndyrnat në gjak.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me fibër dhe kanë një nivel të ulët glicemie prej nën 55.

Ato janë gjithashtu të pasur me proteina me bazë bimore, acide yndyrore mono-të-pangopura, antioksidantë, vitamina e minerale si magnezi dhe kaliumi./AgroWeb.org