Studimi i ri/ Popullsia globale do të humbasë 17 miliardë vite jetë nga ndotja e ajrit

877 0

Pothuajse e gjithë popullata e botës po thith ajër të ndotur, duke zbritur më shumë se dy vjet nga jetëgjatësia mesatare globale.

Sipas gjetjeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 99 për qind e njerëzve jetojnë në zona ku ndotja e ajrit i kalon nivelet e sigurta.

Kontaminimi shkurton një mesatare prej 2.2 vjetësh nga jetëgjatësia mesatare globale për çdo person – në total kjo llogaritet në 17 miliardë vite jetë.

Ky ndikim në jetëgjatësinë është i krahasueshëm me atë të pirjes së duhanit, e më shumë se tre herë më atë të përdorimit të alkoolit dhe ujit të pasigurt, gjashtë herë me  HIV/AIDS dhe 89 herë i krahasuar me konfliktet dhe terrorizmin.

Humbja e jetës – e llogaritur këtë muaj nga studiuesit e Universitetit të Çikagos në raportin e tyre vjetor të Indeksit të Jetës së Cilësisë së Ajrit- duhet të trajtohet me të njëjtën urgjencë si një pushtim hapësinor, thotë studiuesi kryesor Michael Greenstone.

“Do të ishte një emergjencë globale nëse marsianët do të vinin në Tokë dhe do të spërkatnin një substancë që bënte që njeriu mesatar në planet të humbte më shumë se dy vjet jetëgjatësi, por në këtë rast ne po e përhapim vetë këtë substanëc” shpjegon ai.

Një e treta e vdekjeve nga goditjet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës janë për shkak të ndotjes së ajrit.

Burimi: Top Channel