Të Freskëta e Plot Shije – Provoni Gatimet Gorumania

280 0

Gatimet e mira kanë vetëm një karakteristikë, përbërësit e duhur e të freskët.

Këto dy cilësi janë baza e çdo produkti që gatuhet në Gourmania.

Nëse ende nuk e dini se për çfarë po flasim, Gourmania është një nga dyqanet më cilësore e të pasura me produkte në kryeqytet.

Ku tregtohen markat më të njohura italiane të cilësisë premium e të certifikuara sipas standarteve.

Përveç produkteve të gatshme, mund të gjeni çdo ditë edhe receta të freskëta.

Bukë, sallatë, ëmbëlsira apo pickime të vogla shijesh të cilat gatuhen nga shefat në kuzhinën brenda dyqanit.

Një eksperiencë e vërtetë shijimi

Çdo mëngjes në Gourmania mund të gjeni brioshë të freskët, kek apo petë sfoliatë të mbushura me fruta e krem.

Nëse preferoni t’i kaloni vaktet tuaja lehtë në shtëpi apo në punë, nisni me një nga sallatat e shijshme.

Bullgur, kinoa, oriz apo makarona të gjitha të pasura me perime, barishte apo fruta të ndryshme të cilat përveç shijes ju mbajnë të ngopur gjatë.

Po kështu mund t’i shoqëroni me fokaçet e ndryshme e në fund të shijoni ëmbëlsirat ditetike.

Çdo përbërës i përdorur vjen nga brenda dyqanit ku tregtohen vetëm produkte të certifikuara, bio dhe linja specifike pa gluten të markave më të njohura botërore.

Bukë e freskët çdo ditë

Recetat tuaja të preferuara mund t’i shoqëroni me bukë të freskët të përgatitur në furrën Gourmania.

Mund të provoni llojet klasikë të bukëve, fshati, bagetë, thekre, por edhe bukë me 8 lloje farash të famshmen korja e artë e shumë të tjera.

Të gjithë produktet e brumit janë të shëndetshme, me bazë nga Lessaffre, lider në përmirësimin e shijes së bukëve.

Nëse ndodheni në qendër të Tiranës dhe kërkoni të hani diçka të shëndetshme ne ju sugjerojmë të kaloni një vakt në Gourmania.