Terapia e Aspirinës për Diabetikët – Dozat dhe Përdorimi

1.7k 0

Aspirina është një ilaç farmaceutik i cili përdoret që prej 1899.

Edhe pse funksioni i saj primar ka lidhje me qetësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe uljen e temperaturës, studime kanë treguar që të mirat e saj nuk mbarojnë këtu.

Të dhëna ku bazohet AgroWeb.org tregojnë se aspirina luan një rol kyç në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Ndërkohë personat që vuajnë nga diabeti janë shumë të predispozuar që të preken nga problemet me zemrën.

Grupmoshat që Lejohen të Kryejnë Terapinë e Aspirinës

Shoqata Amerikane e Diabetit përmes rekomandimeve udhëzuese ka sugjeruar përdorimin e këtij ilaçi tek personat me diabet të tipit 1 dhe 2.

Por ata nënvizojnë fort faktin që kjo terapi të ndiqet vetëm nga pacientët të cilët kanë dhënë shenja se vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Këto rekomandime përjashtojnë femrat nën moshën 60-vjeç dhe meshkujt nën moshën 50- vjeç.

Në një deklaratë të përbashkët mes kësaj shoqate dhe Shoqërisë Amerikane të Zemrës dhe Fondacionit Universitar të Kardiologjisë, pohohet përdorimi i kësaj terapie.

Doza e Duhur Ditore

Sipas të dhënave që kanë ofruar këto shoqata, AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e një doze ditore të vogël të aspirinës.

Doza e saktë varion nga 75-162mg në ditë. Gjithçka varet nga specifikat e pacientit.

Është e vërtetë që diabeti është një sëmundje me shenja të njëjta, ama mënyra si ajo ndikon trupin e pacientëve ndryshon.

Ndaj dhe AgroWeb.org ju sugjeron që të tregoni kujdes, pasi doza e aspirinës duhet të përputhet me nevojat e organizmit.

Rekomandime Të Rëndësishme

Të përdorin aspirinën si një metodë parandaluese ndaj sëmundjeve të zemrës të gjithë meshkujt apo femrat diabetike që kanë patur infarkt të miokardit, ishemi apo sëmundje të qarkullimit të gjakut.

Terapia e aspirinës mund të përdoret tek ata diabetikë që vuajnë nga hipertensioni, pinë cigare, vuajnë nga albumina.

Personat që kanë alergji nga aspirina, apo vuajnë nga mos mpiksja e gjakut, sëmundjet e stomakut (ulçera, melena, hemoragji) apo kanë hepatit nuk duhet të përdorin këtë terapi.

Kjo terapi nuk është e këshillueshme të përdoret nga personat nën moshën 21 vjeç, pasi ndikon në zhvillimin e organizmit.

Gjithsesi AgroWeb.org ju sugjeron që para se të ndërmerrni këtë hap të këshilloheni me mjekun që ndjek rastin tuaj./AgroWeb.org