Trumza Kundër Bronkitit – 3 Mënyra si ta Përgatisni

2.6k 0

Me ardhjen e stinëve të ftohta si vjeshta e dimri, por dhe më tej përgjatë vitit sëmundjet të cilat bllokojnë mushkëritë nisin e shfaqen më shpesh.

Për t’i mundur të gjithë këto gjendje të trupit, metodat natyrale krahas medikamanteve sigurisht që renditen ndër më të mirat.

Në artikullin e sotëm do ju tregojmë si të përdorni trumzën kundër bllokimeve të bronkitit, tharjes së fytit apo kollës.

Kjo erëz aromatike ka veti antinflamatore dhe ka veti të përmirësojë sistemin e frymëmarrjes.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e përgatitjes së të gjithë kurave natyrale që trumza ofron.

Çaji i trumzës

Kjo erëzë është përdorur prej shekujsh nga njerëzit dhe ku ka më mirë e më lehtë se ta konsumoni në formën e çajit.

Për ta përgatitur ju duhen 250 ml ujë i ngrohtë dhe 15 gr trumze e thatë. Zhyteni atë në ujë të nxehtë dhe lëreni për 5 minuta, më pas hiqni degën e trumzës ose kulloni ujin.

Nëse keni dhimbje fyti apo e ndjeni atë të thatë, konsumojeni këtë pije dy herë në ditë.

Vaji i trumzës

Një nga mënyrat më të mira për tu liruar nga dhimbjet apo të ftohurat janë masazhet me vajra esencialë.

Kjo metodë e ndihmon trupin jo vetëm të shplodhet, por të nxjerrë jashtë edhe toksinat.

Në një enë hidhni 25ml vaj esencial trumze dhe 25 ml vaj bajames duke i përzier mirë me njëra tjetrën.

Më pas merrni pak nga kjo përzierje në duar e fërkoni me të gjoksin në mënyrë që të lironi mushkëritë dhe dhimbjen që lë pas bronkiti.

Përsëriteni këtë të paktën tre herë në ditë për të parë rezultatet e duhura.

Shurupi i trumzës

Shurupi i trumzës është ideal për të trajtuar bronkitin tek fëmijët për shkak të shijes më të lehtë.

Për ta përgatitur këtë shurup ju duhet 450 ml mjaltë dhe 600 ml çaj trumze i sapo përgatitur.

Hidhni tek çaji i ngrohtë të gjithë sasinë e mjaltit dhe përzieni derisa të përfitoni një masë homogjene.

Ruajeni në një kavanoz të mbyllur e hermetik dhe konsumoni nga një doze 5 ml  katër herë në ditë.

Shurupin ruajeni të freskët në frigorifer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.