Turmeriku Trajtimi Natyral Për Shëndetin E Mirë Të Flokëve

733 0

Turmeriku është një erëzë aromatike që zakonisht e gjeni në formën e pluhurit me ngjyrë të verdhë. Shumë e përdorshme në kuzhinë, por edhe në botën e bukurisë, konkretisht ndihmon që flokët tuaj të ruajnë shëndetin dhe fortësinë e tyre.

Turmeriku përmban kurkuminoide si kurkumina, demetoksikurkumina dhe bisdemetoksikurkumina.

Gjithashtu përmban vajra të ndryshëm të cilët parandalojnë humbjen e flokëve dhe ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të skalpit si zbokthi.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju listojmë disa mënyra se si ta përdorni turmerikun si një trajtim natyral për flokë më të shëndetshëm.

Trajtimi kundër zbokthit

Turmeriku ka veti antibakteriale, antioksiduese dhe anti-inflamatore të cilat ndihmojnë në pastrimin e skalpit të kokës dhe reduktimin e zbokthit, duke stimuluar qarkullimin e gjakut në këtë pjesë.

Pët të larguar tërësisht zbokthin mjafton të përzieni sasi të barabarta të turmerikut dhe vajit të ullirit e të fërkoni skalpin e kokës me këtë masë.

Lëreni në flokë për 20 minuta që të veprojë e më pas lani flokët me shampo si zakonisht.

Trajtimi kundër rënies së flokëve

Përvecëse eliminon zbokthin dhe përmirëson shëndetin e kokës, kurkumina që është një nha përbërësit kryesor të turmerikut parandalon edhe rënien e flokëve.

Përzieni pluhurin e erëzës me qumësht dhe mjaltë dhe aplikojeni këtë trajtim natyral në rrënjët e flokëve tuaj duke masazhuar me kujdes.

Lëreni për 15-20 minuta derisa të thahet në kokë e pastaj shpëlajeni atë si zakonisht.

Kundër ekzemës

Turmeriku gjithashtu mund të përdoret në trajtimin e sëmundjeve  të ndryshme të kokës  si dermatiti dhe ekzema që shkaktojnë kruajtje, rrallim të flokëve dhe inflamacion të kokës.

Kurkumina përsëri vjen në ndihmë me vetitë e saj antinflamatore, antialergjike, antioksiduese dhe antibakteriale.

Merrni pak pluhur turmeriku dhe përziejeni atë me gjysmë filxhani gjizë.

Vendoseni këtë përzierje në lëkurën e kokës ku keni probleme dhe lëreni të thahet për 30 minuta.

Në fund lajeni me ujë të vakët dhe shampo.

Për flokë që shkëlqejnë

Turmeriku gjithashtu ndihmon që të keni flokë më të fortë e që shkëlqejnë.

Mjafton një e verdhë veze dhe një lugë gjelle pluhur turmeriku të cilën duhet të vendosni në rrënjët e flokëve tuaja.

Mbajeni për 15 minuta e më pas shpëlajeni me uje.

Kjo maske i shton shkëlqim flokëve tuaj dhe ruan strukturën e shëndetëshme të tyre./AgroWeb.org