Ushqimet Që Ndihmojnë Të Digjni Më Shumë Kalori

1.7k 0

Lëvizja dhe aktiviteti fizik përbëjnë një nga mënyrat më të mira për djegien e kalorive dhe dobësimin.

Megjithatë, djegia e kalorive nuk është ekskluzivitet vetëm i aktivitetit fizik.

Të dhënat e  AgroWeb.org tregojnë se ka ushqime të caktuara që ndihmojnë në djegien e kalorive dhe rënien nga pesha.

Fundja, ku ka më mirë se të djegësh kalori duke ngrënë.

Si Mundet Ushqimi Të Djegë Kalori

Kur njeriu ushqehet konsumon kalori ose energji. Kjo e fundit duhet të jetë e vazhdueshme për të çuar deri në fund procesin e të ngrënit.

Përtypja, tretja dhe magazinimi i ushqimit e shtyjnë trupin të djegë kalori.

Në fakt, sipas ekspertëve ky proces njihet si ndikimi termik i ushqimit, elementi kryesor i të gjitha kalorive të shpenzuara në ditë.

Kaloritë e djegura nga ngrënia dhe tretja përbëjnë 5-10 përqind të kalorive të shpenzuara ditore.

Pra, nëse njeriu djeg 2000 kalori në ditë, 100-200 prej tyre vijnë nga ngrënia e ushqimit.

Kemi të bëjmë me 30-75 kalori në çdo vakt.

Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nëse zgjidhni ushqimet e duhura.

Ushqimet Që Djegin Kalori

Kur ju konsumoni një ushqim të pasur me proteina, ju digjni më shumë kalori nga ndikimi termik se në rastin e ushqimeve të pasura me karbohidrate apo yndyrna.

Thënë thjesht, trupi punon më fort kur ushqehet me proteinë se sa me karbohidrate dhe yndyrna.

Ushqimet me proteinë janë të rëndësishme edhe për të ruajtur masën muskulare.

Një masë muskulare e fortë nënkupton më shumë kalori të djegura çdo ditë.

AgroWeb.org kanë përpiluar listën e ushqimeve më të shëndetshme dhe më të mira për djegien e kalorive të cilat janë:

Mishi i pulës,

Peshku ton,

Mishi i gjelit dhe ai pa dhjamë i viçit,

Salmoni,

Mishi pa dhjamë i derrit.

Kur njeriu ha këto ushqime, organizmit i duhet të punojë më fort për të përtypur dhe tretur fibrën.

Kjo e fundit ndihmon për tretjen dhe kombinohet shumë mirë me proteinën.

Ushqimet më të pasura me fibër janë selinoja, fasulet, e të tjerë.

Ushqimet pikante gjithashtu ndihmojnë në djegien e kalorive por edhe në frenimin e urisë./AgroWeb.org