Vaksinat Përforcuese Eliminojnë Rastet E Rënda Të Infektimit Me Covid-19

273 0

Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se vaksinat eliminojnë rastet e rënda dhe vdekjet por jo transmetueshmërinë e COVID-19.

“Imunizimi është rruga kryesore, ku futet qoftë vaksina dhe imuniteti natyror. Në 2022 do të kemi edhe trajtime të reja, do e njohin më shumë virusin. Vaksina mbron ndaj formave të rënda”, u shpreh mjeku.

Ai sqaroi se marrja e dy dozave të para është bërë në një kohë të shkurtër dhe trupi i ka njohur si një të vetme.

“Koha qe shumë e shkurtër dhe dy dozat e para qenë shumë afër dhe imuniteti natyror e kupton një stimul. Prandaj duhet edhe doza e tretë, por nga pikëpamja e sistemit imunitar nënkupton si stimul të dytë. Unë kam tendencën ta quaj dozë plotësuese dhe jo përforcuese”, tha ai, teksa theksoi nevojën e një doze të tretë./Burimi: EuroNews