Zahiretë e Shijshme Plot Vlera Për Shëndetin

268 0

Fiqtë vërtet kanë origjinë orientale, por shtëpia e tyre natyrale gjendet në vendet e Detit Mesdhe dhe me krenari edhe në Shqipëri.

Që nga lashtësia, koncepti i shqiptarëve për këtë frut dhe për pemën e tij, ka qenë ai i pemës së kënaqësisë, kjo prej ëmbëlsisë dhe mirësive të fiqve.

Turqia zë vendin e parë në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti.

Përmeti, Berati, Elbasani, por edhe Tirana dhe mjaft zona të tjera të Shqipërisë, sidomos asaj jugore, janë prodhuesit dhe kultivuesit kryesorë të fiqve shqiptarë.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e fiqve vendas përpunohet për reçel, marmelatë, apo thahet për t’u përdorur gjatë muajve të tjerë të vitit.

Një nga specialitetet vendase është bukëfiqja që përbën një nga kuriozitetet më të mëdha të turistëve të huaj në Shqipëri.

Fiqtë e thatë të Përmetit dhe Beratit janë me emër të padiskutueshëm falë cilësisë së tyre. Vargjet e fiqve të vendit përbëjnë një nga ëmbëlsirat natyrale më të konsumuara në vend.

Fiqtë e thatë konsiderohen si një ndër frutat që kanë më tepër ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, ata janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre, të cilat AgroWeb po i liston në vijim.

1. Fiqtë e thatë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës.

2. Janë anti imflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

3. Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

4. Fiqtë janë të këshillueshëm madje edhe për ata që kujdesen për peshën, pasi vërtet përmbajnë kalori, por konsumimi i tyre krijon shumë shpejt ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

5. Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Nëse s’i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose kos.

6. Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor.

Fiku është një nga frutat më të pasura me kalium. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë sasinë e plotë të kaliumit që mjafton për gjithë ditën. Kaliumi është i domosdoshëm për arteriet e zemrës./AgroWeb.org