Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut nga AstraZeneca

331 0

Një ekip shkencëtarësh në Uells dhe SHBA beson se ka gjetur shkakun nxitës të mpiksjes jashtëzakonisht të rrallë të gjakut pas administrimit të vaksinës AstraZeneca.

Ekipi, sipas BBC, ka treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës së krijuar në Oksford duke shkaktuar një reaksion zinxhir që përfshin sistemin imunitar dhe që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.

Alan Parker, një nga studiuesit e Universitetit të Kardifit thotë se “ka ende shumë hapa që duhet të ndodhin më pas”./Burimi:ATA