nga AgroWeb më 24 September, 2021

Kush Rrezikohet më Shumë nga Mungesa e Vitaminës D – Pasojat në Organizëm dhe Ushqimet Ku Ta Gjeni

Një nga aspektet më të rëndësishme të një jete të shëndetshme është marrja e sasive të duhura të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi ka shumë nevojë. Për marrjen e vitaminave, ekspertët këshillojnë që të mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor shoqëruar me ndonjë suplement vitaminash. Gjasat janë që pavarësisht regjimit të mirë ushqimor, […]

nga AgroWeb më 23 September, 2021

Sardelet Prandalojnë Diabetin – Sa Duhet të Konsumoni Çdo Javë?

Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në […]

nga AgroWeb më 23 September, 2021

Vaji i Peshkut – Përse Duhet Të Tregoni Kujdes Me Vitaminat D, E dhe A

Vaji i peshkut është yndyra që merret nga indet e peshkut siç është harenga, peshku ton, skumbria dhe sardelet. Nganjëherë, vaji prodhohet edhe nga mëlçia e peshqve të tjerë siç mund të jetë merluci. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1-2 racioneve me peshk në javë. Ky rekomandim bazohet në idenë se acided yndyrore […]

nga AgroWeb më 22 September, 2021

7 Ushqimet Më Të Mira Për Trupin Gjatë Periudhës Së Ndryshimit Të Stinëve

Ndryshimi i stinëve kërkon shumë harmoni mes trupit dhe ushqyerjes. Trupi duhet përshtatur me ndryshimet e motit, temperaturën, erën dhe të ftohtin. Me ardhjen e vjeshtës, era bëhet më e fortë. Ekspertët e mjekësisë popullore besojnë se era ka fuqinë të sjellë shumë sëmundje nëse trupi nuk është i mbrojtur. Pjesa më e brishtë e […]

nga AgroWeb më 20 September, 2021

Para apo Pas Buke – Kur Duhet Pirë Vaji i Peshkut dhe Vitaminat e Tjera

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta, sipas ekspertëve të AgroWeb.org. Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e sakta të përdorimit të vajit të peshkut dhe suplementëve të tjerë, që ato të shpalosin plotësisht vlerat e tyre në organizëm. Vaji i Peshkut Zakonisht vaji i peshkut mund […]

nga AgroWeb më 14 September, 2021

6 Këshilla Të Rëndësishme Për Gjunjë Më Të Fortë

Gjunjtë janë nyjet më të mëdha të trupit të njeriut. Ato ofrojnë mbështetje, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri. Shëndeti i gjunjëve përkeqësohet me kalimin e moshës duke ndikuar fort në lëvizshmërinë e njeriut. Shëndeti i gjunjëve rrezikohet nga shumë faktorë siç janë nivelet e larta të kripës, përdorimi i tepruar i pijeve, osteoartriti dhe mungesa e ushqyesve. […]

nga AgroWeb më 10 September, 2021

A Merrni Mjaftueshëm Vitaminë D – Burimet Ku Mund Ta Gjeni

Vitamina D është shumë e rëndësishme për organizmin e njeriut. Sipas tue dhënave të AgroWeb.org, ajo është një ushqyes i dobishëm për ruajtjen e shëndetit të kockave. Kjo vitaminë ndihmon organizmin të përthithë dhe të ruajë nivele të përshtatshme të dy ushqyesve të tjerë të rëndësishëm për shëndetin e kockave: kaliumi dhe fosfori. Burimet e […]

nga AgroWeb më 10 September, 2021

Lista e Ushqimeve me Vitaminat dhe Mineralet e Duhura për Gratë

Trupi i njeriut ka nevojë për vitamina dhe minerale që të gëzojë shëndet të plotë. Çdo vitaminë apo mineral luan një rol thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në organizëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të listuar vitaminat dhe mineralet për të cilat gratë kanë nevojë më shumë se burrat. Cilat Vitamina Dhe Minerale […]

nga AgroWeb më 8 September, 2021

Tre Veprime Të Përditshme Që Rrisin Rrezikun e Diabetit

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që rëndom prek njerëzit mbi moshën 45 vjeçare dhe formohet kur trupi ka një rezistencë të lartë ndaj insulinës. Tre veprimet e mëposhtme rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ju bëjnë më të rrezikuar të prekeni nga diabeti i tipit 2. Neglizhenca ndaj Mëngjesit Mëngjesi është vakti më i […]

nga AgroWeb më 7 September, 2021

Përse Nuk Duhet T’i Mbyllni Perdet dhe Grilat Gjatë Ditës

Nevoja për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përgjimet e pavullnetshme ose jo të fqinjëve, bezdia nga dielli apo gjumi i thellë, na bën shpesh që të mbyllim perdet dhe grilat në shtëpi edhe nëse është ditë. Por ndriçimi i diellit në shtëpi ka përfitime të forta për shëndetin tuaj dhe të familjes. Një […]

nga AgroWeb më 30 August, 2021

Çfarë e Parandalon Peshën e Tepërt dhe Diabetin tek Gratë Pas Moshës 50 Vjeç

Me kalimin e viteve sigurisht që organizmi është i pari që fillon e shfaq problemet e tij. Kjo ndodh sidomos pas një moshe të caktuar që fillon pas 45-50 vjeç. Zhvillimi i sëmundjeve dhe gjendjeve të ndryshme të trupit varion edhe për nga gjinia e personave ku shfaqen. Pra, e shpjeguar thjeshtë tek gratë sëmundjet […]

nga AgroWeb më 27 August, 2021

Arsyet Përse Diabetikët Duhet të Përdorin Vitaminën D

Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit. Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet. Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 përqind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet. 14.5 përqind janë identifikuar si […]

nga AgroWeb më 26 August, 2021

Regjimi Ushqimor Vegan – A Shkakton Një Mangësi Të Lëndëve Ushqyese?

Të bëhesh vegan ka një mori përfitimesh, por nga ana tjetër një ndryshim kaq i madh, mund të ketë disa efekte të padëshiruara në trupin tuaj. Ju mund të humbisni vitaminat dhe elementë të tjerë ushqyes, për të cilat trupi juaj ka nevojë që të funksionojë normalisht. AgroWeb.org në bazë të të dhënave të mbledhura, […]

nga AgroWeb më 24 August, 2021

Sikur Vetëm Tre Kumbulla Në Ditë – Efektet Për Kocka Të Forta dhe Tretjen e Mirë

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave. Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht. Në […]

nga AgroWeb më 23 August, 2021

Vitaminat Më të Rëndësishme Kundër Çdo Sëmundje – Ushqimet Ku i Gjeni

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga gjenetika e deri tek stili i jetesës apo aksidente të jashtme. Ajo çfarë është e rëndësishme, është kujdesi që secili duhet t’i […]

nga AgroWeb më 6 August, 2021

Imuniteti i Organizmit Është Më i Fortë Në Verë

Me rritjen e temperaturave organizmi forcon imunitetin e tij dhe zbeh paksa mundësinë e prekjes nga Covid 19. Një studim i kryer nga Universiteti i Cambridge ka zbuluar se imuniteti i njeriut është më i fortë në stinën e verës dhe më i dobët në dimër, çka shpjegon më së shumti arsyen përse sëmuremi më […]

nga AgroWeb më 2 August, 2021

Hipertiroidizmi – Si Ta Dalloni Dhe Cilat Janë Ushqimet e Duhura

Hipertiroidizmi është një çrregullim që nxit tiroiden të prodhojë sasi të tepërta hormonesh në organizëm. Tiroidja është një gjendër në formën e fluturës që prodhon hormonet e njohura si T3 dhe T4. Këto hormone rregullojnë përdorimin e energjisë në organizëm, ruajnë ekuilibrat e temperaturës dhe ndihmojnë funksionimin e organeve. Falë simptomave që ka, hipertiroidizmi mund […]

nga AgroWeb më 21 July, 2021

Çfarë Përfitimesh Shëndetësore Ofron Ekspozimi Në Diell?

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin. Ai ofron një sërë përfitimesh por nëse është i tepruar, këto përfitime bëhen të rrezikshëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ekspozimi në diell i ofron organizmit.. Ul Tensionin e […]

nga AgroWeb më 16 July, 2021

Kremi Kundër Diellit – Cilët Janë Përbërësit e Dëmshmëm Dhe Çfarë Duhet të Keni Kujdes

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës. Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën. Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të […]

nga AgroWeb më 7 July, 2021

Merrni Diell – Përfitoni Vitaminën D, Energjinë e Jetës

Dielli është aktivizuesi numër një i Vitaminës D në organizmin jetësor. Kjo vitaminë është tejet e vlefshme për përthithjen e kalciumit dhe fosforit që përfitohen prej ushqimeve. Të dy kripërat e mësipërme minerale janë vitale për kryerjen e shumë funksioneve të organizmit sidomos për mbarëvajtjen dhe mirëqënien e sistemit të kockave. Dielli dhe Vitamina D […]