Mollë të Pjekura e të Mbushura me Arra dhe Kanellë

2.7k 0

Në ka diçka që simbolizon vjeshtën me gjithë hijeshinë e saj, ajo është molla, veçanërisht kur është e mbushur me erëza siç është kanella apo arra.

Mollët janë ndër frutat më të mira për krijimin e ëmbëlsirave fantastike.

Përveç shijes, mollët kanë edhe vlera të rëndësishme ushqimore, të cilat duke u kombinuar me kanellën, rrushin e thatë dhe arrat ofrojnë jo vetëm të mira për shëndetin por edhe shije të mrekullueshme.

Receta e mëposhtme, traditë e Ballkanit, është shumë e thjeshtë në përgatitje.

Mollët e mbushura janë një ëmbëlsirë tipike e vjeshtës që duhet ta provoni patjetër.

Molla Të Pjekura e Të Mbushura Me Arra Dhe Kanellë

Përbërësit:

  • Treçerek gote me arra të grira.
  • 3 lugë gjelle me rrush të thatë,
  • 2 lugë e gjysmë gjelle me sheqer kaf,
  • 4 mollë mesatare
  • Një lugë çaji me kanellë
  • Uthull molle
  • 1 filxhan çaji me sheqer kaf.

Përgatitja:

Në fillim duhet të përzieni arrat dhe rrushin e thatë.

Më pas shtoni dy lugë e gjysmë me sheqer kaf dhe çerek luge çaji me kanellë.

Qëroni pjesën e sipërme të secilës mollë dhe më pas krijoni një hapësirë për mbushjen e saj.

Hidhni nga një lugë nga përzierja e arrave dhe rrushit të thatë dhe futini në furrë.

Pjesën e mbetur të kanellës, filxhanin me sheqer kaf dhe treçerekun e uthullës së mollës përziejini në një enë tjetër.

Masën hidheni ngadalë mbi mollë dhe lërini të piqen në furrë për rreth 40 minuta.

Për më shumë shije, sipër mollëve mund të hidhni edhe disa lugë lëng portokalli të freskët, që kombinohet shumë mirë me mollët.

Lëngun e akumuluar në tavë mund tua hidhni mollëve të pjekura dhe më pas t’i servirni.

Mbushja e mollëve mund të bëhet edhe me mjaltë, kanellë dhe arra. Pavarësisht mbushjes, sigurohuni të përfshini gjithmonë kanellën sepse ajo e plotëson dhe pasuron shijen e mollës së pjekur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.