Stuhia e nxehtë afrikane mbërrin në Shqipëri. Kjo e premte do të jetë dita më e nxehtë e gjithë stinës së verës. Gjatë kësaj fundjave, një stuhi e pazakontë të nxehti do të përfshijë gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave zyrtare, temperaturat do të rriten me 7 deri 8 gradë celcius më shumë. Masa ajrore të presionit të lartë do të sjellin një rekord të pazakontë të nxehti për muajin qershor.

Rekordi me vlerën 37 gradë celcius do të shënohen të premten më 23 qershor.

Kjo vlerësohet të jetë fundjava më e nxehtë përgjatë gjithë verës. Të premten, moti i nxehtë do të mbizotërojë, jo vetëm në zonat malore dhe zonat e ulëta, por edhe në bregdet.

Vala e temperaturave të larta do të mbizotërojë edhe në ditët në vijim duke pësuar në një rënie të lehtë por duke mos e zbehur ajrin përvëlues afrikan.

Një verë e gjatë dhe e nxehtë do të përfshijë gjithë Evropën Jugore. Masat më të larta të të nxehtit përgjatë muajit korrik dhe gusht do të mbulojnë në Gadishullin Ballkanik. Temperaturat do të jetë mbi 32 gardë celcius dhe do të mbizotërojnë të tilla përgjatë gjithë verës.

Gjithë Gadishulli i Ballkanit do të mbulohet nga një valë e rrezikshme të nxehti parashikon AccuWeather. Masat ajrore të nxehtësisë do lëvizin nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria në Hungari dhe Rumani.

Ekspertët këshillojnë rëndësinë e një kujdesi të veçantë gjatë këtyre ditëve, duke sugjeruar shmangien e qendrimit në ambientet e jashtme ku i nxehti është më dominues. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet edhe ushqyerjes, ku uji dhe lëngjet duhet të jenë të pandashme gjatë gjithë aktivitetit ditor./AgroWeb.org