Bujqësia e qëndrueshme

Bujqësia e qëndrueshme është prodhimi i produkteve bujqësore me cilësi të lartë, duke përdorur teknologji në mbrojtje të mjedisit, natyrës, shëndetit të konsumatorit, në shërbim të përmirësimit të kushteve social-ekonomike të fermerëve, punonjësve të tyre dhe komunitetit local si edhe në mbrotje të shëndetit të kafshëve dhe specieve të fermës. Bujqësia e qëndrueshme është një nga prioritetet kryesore dhe përpjekjet për ta arritur atë zhvillohen njëkohësisht në të gjithë botën. Është zgjidhja për përmbushjen e nevojave për ushqim të gjeneratave të së ardhmes. Në të njëjtën kohë do të jetë një zgjidhje fitimprurëse, e qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit. Bujqësia e qëndrueshme ka si qëllim tjetër kryesor edhe arritjen e barazisë sociale dhe ekonomike. Agjencitë ndërkombëtare, organizatat dhe institucionet po punojnë në bashkimin dhe intensifikimin e përpjekjeve për të arritur sa më shpejt drejt saj.

Sfida e Bujqësisë së Qëndrueshme

nga AgroWeb më 13 mars 2015

Sfida e Bujqësisë së Qëndrueshme

Burim jete. Bazë e rritjes ekonomike. Kjo është bujqësia e qëndrueshme. E lidhur ngushtësisht me vazhdimësinë, kjo çështje duhet të konsiderohet jetësore edhe nga aktorët kryesorë të sektorit bujqësor. Duhet të jetë prioritare. Siguria ushqimore është tejet e rëndësishme. Po ashtu duhet ...

Fermat familjare – Çelësi i bujqësisë së qëndrueshme

nga AgroWeb më 27 mars 2015

Fermat familjare – Çelësi i bujqësisë së qëndrueshme

Fermat familjare zënë rreth 70-80% të tokës bujqësore dhe sigurojnë jetesën dhe ushqimin për shume familje në mbarë botën, duke u kthyer në një faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. 70-80-% e ushqimit botëror prodhohet pikërisht në fermat familjare. Më shumë se 90...

Nexus, trekëndëshi i bujqësisë së qëndrueshme

nga AgroWeb më 23 janar 2015

Nexus, trekëndëshi i bujqësisë së qëndrueshme

Ndryshimet klimatike pritet të jenë katastrofale për mbijetesën në planet, nëse nuk merren masa të menjëhershme. Do të duhet më shumë ujë, më shumë energji, më shumë ushqim. Nexus vjen si një koncept i ri i cili na paralajmëron  t'i trajtojmë të tre elementët në një strategji t...