Hithra e butë ose e njohur ndryshe si hithbuta e purpurt bën pjesë në familjen botanike të mentes.

Emri botanik i saj është Lamium purpureum. 

Loading...

Kjo bimë i ngjan shumë hithrës së zakonshme, por ajo çel lule delikate ngjyrë vjollcë që formojnë një buqetë shumë të bukur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org Hithbuta është një bimë e ngrënshme me një aromë lulesh dhe bari.

Ajo përdoret në sallata, supa,si çaj apo me lëngje frutash.

Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat ushqimore të saj është ta përfshini në lëngje me banane dhe mango.

Vlerat e Hithrës Së Butë

Çaji i hithbutës ka efekt laksativ ndaj nuk duhet të pini sasi të mëdha.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org Hithra e butë përmban shumë vitamina, veçanërisht atë C, por edhe shumë hekur dhe fibër.

Vajrat esencialë të saj janë të mbushur me antioksidantë.

Hithra e butë përdoret gjërësisht kundër inflamacionit, baktereve, mykut dhe alergjive.

Gjethet e hithrës mund të vendosen mbi plagë të ndryshme në lëkurë për të ndaluar gjakderdhjen.

Vitamina C dhe flavonoidët bashkëpunojnë mjaft mirë për të shëruar plagët, luftuar infeksionin dhe forcuar sistemin imunitar.

Hithra e butë është një bimë shumë e preferuar edhe nga bletët dhe specie të tjera të rrezikuara.

Si Ta Rrisni Hithrën e Butë

Hithra e butë është një bimë të cilën ju mund ta rrisni vetë në ambientet e brendshme ose të jashtme.

Nëse gjatë shëtitjeve tuaja në fshat zbuloni tufat me hithra të buta, AgroWeb.org u sugjeron të merrni farat e tyre dhe shpërndajini në hapësirën e kopshtit tuaj ose në vazo.

Farat duhen mbjellë në pranverë që bimët të rriten larg kërcënimit të ngricave.

Hithra e butë rritet shumë lehtë dhe kërkon ndriçim të plotë të diellit.

Por ajo pranon edhe të rritet në hije, për sa kohë nuk është krejt errësirë.

Hithra e butë kërkon një tokë të pasur me ushqyes dhe nitrogjen.

Kur bima të jetë rritur dhe të ketë çelur lule, atëherë këputini degët e saj.

Kjo mund të bëhet në pranverë dhe verë, koha perfekte për të konsumuar, shijuar dhe përfituar nga vlerat mjekësore dhe ushqimore të hithrës së butë./AgroWeb.org

Loading...